Sprova e mirësive!

I Dërguari i Allahut salAllahu alejhi ue selem shkoi mysafir te disa prej ensarëve, Allahu qoftë i kënaqur me ta. Ata i sollën një degë hurmash, në të cilën kishte hurma të freskëta, si dhe ujë, ndërsa ata ishin nën hije. I Dërguari i Allahut salAllahu alejhi ue selem hëngri, piu dhe tha: “Ujë i ftohtë, hurma të freskëta të ftohta dhe hije e freskët.” “Në atë ditë do të pyeteni për të mirat (e dynjasë).” (Tekathur, 8).

Allahumme sal-li ue sel-lem, hurma dhe ujë, si dhe hije të një pemë! Na ka treguar se do të pyetemi për këtë. Çfarë mendoni për gjendjen tonë sot, për gjithë këto mirësi që kemi, o njerëz? Shikoni se në çfarë begatie gjendemi. Gjithçka është në dispozicion.
Muri është mur: hap rubinetin dhe uji të rrjedh; i nxehtë apo i ftohtë? I nxehtë apo i ftohtë? Sipas asaj që dëshiron. I nxehtë, i ftohtë apo i vakët, si të duash. Si mund të jetë kjo?

Llojet e ushqimeve, të cilat nuk mundesh t’i numërosh, janë të gjitha në dispozicion, dhe falënderimi i takon Allahut. Siguri dhe mirëqenie. Pasha Allahun, për këtë do të pyetemi. Pasha Allahun, për këtë do të pyetemi. Pastaj, këto mirësi në të cilat gjendemi duhet të na bëjnë të kemi frikë, o vëllezër. Duhet të kemi frikë prej tyre. Sepse mirësitë janë sprovë, ashtu siç edhe vështirësitë janë sprovë.

Allahu i Lartësuar, thotë: “Ne ju vëmë në provë me të keqe dhe me të mirë.” (Enbija, 35) Sprovë! Ka njerëz që, kur Allahu u jep një mirësi, bëhen të shfrenuar, e teprojnë, kundërshtojnë, tregohen mendjemëdhenj dhe e përdorin atë mirësi për të bërë mëkate. Dhe kështu e dimë se kjo mirësi, për të, është një ndëshkim përmes afatizimit (istidraxhit). Ka prej njerëzve që, kur Allahu u jep një mirësi, e përdorin atë në bindje ndaj Allahut. Edhe kur e përdorin për gjëra të lejuara, e përdorin në mënyrë të matur, pa tepruar dhe pa qenë koprracë. Prej saj japin sadaka dhe shpenzojnë në rrugën e Allahut.

Dhe kështu. Kjo është mirësi! Ki kujdes, o njeri! Ki kujdes! Ki kujdes! Çfarë do t’i përgjigjesh Allahut Ditën e Gjykimit, kur Ai të të pyesë për këtë begati? Ki kujdes ndaj saj!


Shejh Ibën Uthejmini, Allahu e mëshiroftë!
Përktheu: Besim Gjelaj

Vizitoni faqen tonë: Indeksi Islam, YouTube-in, Telegramin dhe Facebook-in.

Related Articles

Back to top button