Mos e lini vëllain tuaj të fundoset në mëkate!

بِسْمِ ٱللَّٰهِ ٱلرَّحْمَٰنِ ٱلرَّحِيمِ

Transmetohet se një njeri mëkatar, nga Shami, kohë pas kohë e vizitonte Umerin radijAllahu anhu. Shkoi një kohë dhe Umeri radijAllahu anhu nuk e pa, atëherë Umeri radijAllahu anhu tha: “Çfarë ka ndodhur me filanin të birin e filanit?!”

• Disa thanë: “O prijësi i besimtarëve, ai konsumon alkool!”

Umeri, radijAllahu anhu, e thirri shkruesin e tij dhe i tha shkruaj:

“Nga Umer ibnul-Hatabi tek Filani i biri i Filanit, selamu alejke, e më pas: “Lavdia i takon Allahut, Atij që nuk ka të adhuruar tjetër me të drejtë pos Tij. Falësit të gjynaheve dhe Pranuesit të pendimit, që dënon ashpër, si dhe Zotëruesit të të mirave. Nuk ka të adhuruar tjetër me të drejtë pos Tij dhe tek Ai do të kthehen të gjithë.”

| Gafir 3 |.

Pastaj iu drejtua shokëve të tij; bëni lutje për vëllain tuaj që të drejtohet me zemër kah Allahu dhe t’ia pranojë Allahu pendimin!

• Kur i arriti shkresa e Umerit radijAllahu anhu, atij personi, filloi ta lexonte dhe atë disa herë, si dhe thoshte: “Falësit të gjynaheve dhe Pranuesit të pendimit, që dënon ashpër.” Veçse më ka paralajmëruar Allahu nga dënimi i Tij, si dhe më ka premtuar që do të më falë!

• E në një transmetim tjetër thuhet: Vazhdimisht e lexonte, pastaj qau, pastaj u përmirësua me përmirësim të mirë! Aq sa kur i treguan Umerit radijAllahu anhu për të, tha: “Kështu veproni! Në qoftë se e shihni se vëllai juaj ka bërë ndonjë lëshim, afrojeni, këshillojeni dhe lutjuni Allahut që t’ia pranoj pendimin, si dhe mos u bëni ndihmës të shejtanit!”

| Tefsir Ibën Kethir, Ajeti 3 |

Përktheu: Besim Gjelaj

Artikuj të lidhur

Shikoni gjithashtu
Close
Back to top button