Dituria e transmetuesve dhe studimi i haditheve akoma qëndron.

Sa i përket nxjerrjes së haditheve, lavdërimit (Ta’dilit) dhe kritikës (Xher’hit) së transmetuesve, disa mendojnë së dituria e transmetuesve është mbyllur apo ka përfunduar qëmoti , si e mendoni këtë i nderuari shejh?

Përgjigja: Jo, kjo nuk është e vërtetë! Përkundrazi, dituria e transmetuesve dhe studimi i haditheve akoma qëndron. Nuk ka ikur por akoma është aktiv.

Dijetarët e kanë për obligim t’i kushtojnë rëndësi kësaj çështjeje, duke i analizuar hadithet dhe duke i dalluara ato, mes të vërtetave dhe të dobëtave dhe t’i udhëzojnë njerëzit për këtë e mos të ndalen veç të përmendja e filanit apo filanit, por të vazhdohet kjo duke e studiuar me shumë, siç është: elMunteka, Bulugul-Meram, katër sunenët, Musnedi i imam Ahmedit, studiohen zinxhirët e haditheve, ju kushtohet rëndësi duke i dalluar të vërtetat nga të dobëtat kështu që ka dobi për të dhe për të tjerët.

Kështu duhet të jetë gjendja e kërkuesit të dijës, të cilit i ka dhënë sukses Allahu për t’i njohur hadithet, zinxhirët (senedet) dhe transmetuesit. Kurse, studimi i tyre ka dobi të madhe për të dhe për të tjerët.

Shejh Abdul-Aziz ibën Baz, Allahu e mëshiroftë!
Burimi
Përktheu: Hoxhë Besim Gjelaj

Artikuj të lidhur

Back to top button