Përgëzim për ata që vdesin duke agjëruar
Nga Hudhejfeja radijAllahu anhu transmetohet se i Dërguari i Allahut salAllahu alejhi ue selem ka thënë: “Kujt i vuloset jeta me agjërimin e një dite, do të hyjë në Xhenet.” (Transmeton el-Bezzar, Sahihut-Tergib Nr. 976, Es-Silsiletu es-Sahihah Nr. 1645)
El-Munaviu, Allahu e mëshiroftë, gjatë shpjegimit të tij ka thënë: “Domethënë: atij që jeta i përfundon me agjërimin e një dite, duke vdekur ndërsa është agjërueshëm ose pasi ka bërë iftar, do të hyjë në Xhenet.” (Fejdul-Kadir 6/123)
Përktheu: Besim Gjelaj
Vizitoni faqen tonë: Indeksi Islam, YouTube-in, Telegramin dhe Facebook-in.