Ai që merret me nevojat e njerëzve, Allahu e ndihmon në nevojat e tij personale!
“Ai që merret me nevojat e njerëzve, Allahu e ndihmon në nevojat e tij personale. Dhe kjo është ndryshe nga ajo që ne zakonisht mendojmë. Ne mendojmë se nëse merremi me nevojat e njerëzve, do t’i neglizhojmë nevojat tona personale. Por nëse ti merresh me nevojat e njerëzve, Allahu të jep bereqet në punën dhe jetën tënde dhe të ndihmon në çështjet e tua të rëndësishme.”
Shejh Ibën Uthejmini, Allahu e mëshiroftë
(Sher’h Sahihul-Buhari 9/367)
Përktheu: Besim Gjelaj
Vizitoni faqen tonë: Indeksi Islam, YouTube-in, Telegramin dhe Facebook-in.