Durimi ndaj shqetësimeve që vijnë nga njerëzit!

Transmetohet nga Ibën Umeri radijAllahu anhuma, se i Dërguari i Allahut salAllahu alejhi ue selem ka thënë:

“Besimtari që përzihet me njerëzit dhe duron shqetësimet që i shkaktojnë ata, ka shpërblim më të madh sesa besimtari që nuk përzihet me njerëzit dhe nuk duron shqetësimet e tyre.” (Silsiletus-Sahihah, 939).

Shejh Salih el-Feuzani, Allahu e ruajttë, thotë:

‘Ai që përzihet me njerëzit, i përmirëson ata, i thërret në rrugën e Allahut, urdhëron për të mirë dhe ndalon nga e keqja, e mëson të paditurin, e ndihmon nevojtarin dhe pajton mes njerëzve, është më i mirë sesa ai që izolohet.

Ai që izolohet, shpëton nga e keqja e njerëzve, por ai që përzihet me ta dhe duron shqetësimet që i shkaktojnë, është më i mirë se ai.

Pra, këtu bëhet dallim mes përzierjes me njerëzit dhe izolimit prej tyre: nëse përzierja me ta sjell dobi, atëherë ajo është më e mirë sesa izolimi.

Ndërsa, nëse përzierja me ta sjell të kundërtën, pra nëse njeriu ndikohet nga njerëzit e këqij dhe nuk arrin të ndikojë tek ata, atëherë izolimi është më i mirë sesa përzierja që sjell të keqe.’

(It’haful-Kiram, f. 257)

Përktheu: Besim Gjelaj

Vizitoni faqen tonë: Indeksi Islam, YouTube-in, Telegramin dhe Facebook-in.

Related Articles

Back to top button