Respekti dhe autoriteti i dijetarëve
Imam Dhehebiu, Allahu e mëshriftë, ka thënë:
AbdUllah ibën Mubareku, Allahu e mëshiroftë, shpenzonte nga pasuria e tij për dijetarët e fikhut. Kushdo prej banorëve të Mervit që dëshironte të shkonte në Haxh, shkonte me shpenzimet e AbdUllah ibën Mubarekut.
Po ashtu, ai ua paguante borxhet borxhlinjve, por i vinte kusht atij që u kishte dhënë borxh që të mos ua tregonte emrin e tij!
Një ditë, kur Harun err-Rreshidi arriti në qytetin Rakka me përcjellësit e tij, njëra prej grave të tij, e cila ndodhej në një kullë prej druri, i pa njerëzit duke u shtyrë pas AbdUllah ibën Mubarekut, aq sa disave iu shqyen këpucët dhe u ngrit shumë pluhur!
Ajo pyeti:
Çka është kjo?
I thanë:
Ka ardhur në Rakka një dijetar nga Horasani, që quhet AbdUllah ibën Mubarek.
Atëherë ajo tha:
Për Allahun, ky është pushteti i vërtetë! Jo pushteti i Harunit, i cili nuk arrin t’i mbledhë njerëzit rreth vetes, përveçse me policë dhe ndihmës!
(Sijer A’lam en-Nubela, 8/384)
Përktheu: Besim Gjelaj
Vizitoni faqen tonë: Indeksi Islam, YouTube-in, Telegramin dhe Facebook-in.