Mos u ndje i vetmuar!

Mos u ndje i vetmuar! Me ty është i Dërguari dhe me ty janë sahabët dhe pasuesit e tyre.

“Të tillët do të jenë me ata të cilëve Allahu u ka dhënë shumë dhunti: me profetët, me të sinqertët, me dëshmorët dhe me të drejtët. Eh, sa shokë të mrekullueshëm janë këta!” (Nisa, 69).


Prandaj, nëse këta janë me ty, mos u ndje i vetmuar në këtë rrugë. “Eh, sa shokë të mrekullueshëm janë këta!” Ata të shoqërojnë në këtë rrugë.


Kjo do të thotë: të jesh me Ebu Bekrin, Umerin, Uthmanin, Aliun dhe sahabët, Allahu qoftë i kënaqur me ta; ose të jesh me filanin e filanin prej njerëzve të devijimit, edhe nëse pretendojnë Islamin, ndërkohë që janë në devijim. Mos shko me ta.
Ndiqe rrugën e drejtë dhe qëndro në të. Qëndro i palëkundur në të derisa të arrish në Xhenet.


Shejh Feuzani, Allahu e ruajttë!
Përktheu: Besim Gjelaj

Vizitoni faqen tonë: Indeksi Islam, YouTube-in, Telegramin dhe Facebook-in.

Related Articles

Back to top button