Mos prit prej njerëzve!
Njeriu i sinqertë nuk shqetësohet si të tjerët, sepse njerëzit, në thelb, janë të llojeve dhe kategorive të ndryshme, ashtu si mineralet.
Dikujt i bën mirë, ndërsa ai është duke të hapur gropën; ndërsa dikush tjetër, kur i bën mirë, mendon se si të ta shpërblejë me më shumë se ajo që i ke dhënë. Pra, njerëzit ndryshojnë nga njëri-tjetri.
Nëse njeriu u jep njerëzve dhe punon për shkak të tyre, kjo gjë e lodh. Sinqeriteti është një cilësi që e qetëson njeriun e sinqertë, sepse ai u jep njerëzve shumë gjëra dhe nuk pret prej atyre të cilëve u jep asgjë në këmbim; përkundrazi, shpreson vetëm në atë që është tek Allahu.
Prandaj, nëse një ditë ndodh që dikush, të cilit i ka bërë mirë, sillet keq ndaj tij, ai nuk shqetësohet, sepse që në fillim nuk ka pritur asgjë prej tij dhe nuk i ka dhënë për të marrë diçka prej tij. Ai ka dhënë atë që ka dhënë vetëm për hir të Allahut dhe shpreson shpërblimin tek Allahu.
Dhe Allahu nuk e humb shpërblimin e atij që bën mirë.
Shejh AbduRrezak elBedër, Allahu e ruajttë!
Përktheu: Besim Gjelaj
Vizitoni faqen tonë: Indeksi Islam, YouTube-in, Telegramin dhe Facebook-in.