Kur të mirin e quajnë të keq – Havarixhët

Thanë: “Uthmani po merr pasuritë! Uthmani është zullumqar! Uthmani favorizon të afërmit e tij! Uthmani, Uthmani… ndryshoi dhe zëvendësoi!”
Allahu Ekber! Pastaj e vranë, o vëllezër! E vranë Uthmanin! Pse? “Nuk është i mirë!” Allahu Ekber!
Ku t’jua gjejmë juve një të mirë?” Ndërkohë, ju e keni Uthmanin përpara! A kishte në botë, në atë kohë, dikush më të mirë se Uthmani? Për Allahun, nuk kishte!


Kjo është akideja jonë! E vranë Alij ibën Ebi Talibin! Pse? “Nuk është i mirë!” O Allah! Ku t’jua gjejmë juve të mirin?
Ku është i miri? “Uthmani nuk është i mirë! Aliu nuk është i mirë!” Të Allahut jemi dhe tek Ai do të kthehemi! Prandaj, o vëllezër, kjo metodologji është krejtësisht e gabuar!


Nuk ishin të kënaqur me Uthmanin, prandaj e vranë! E vranë Alij ibën Ebi Talibin! Pse? “I keq! Nuk është i mirë!
Madje, edhe për Aliun thanë: “Është kafir!” O shejh, Aliu kafir?! Atëherë, për Allahun, kush ishte musliman? Kush ishte besimtar në atë kohë? Kush? Askush?!


Edhe sot e kësaj dite themi: “O Allah, na mundëso të jemi në Islam dhe iman sikurse Alij ibën Ebi Talibi!!” A e themi këtë apo jo? Por çfarë thanë ata në atë kohë? “Kafir!” Askush? Të gjithë?! Dhe e vranë, o shejh! E vranë, o vëllezër!
Për Allahun, kjo metodologji është e gabuar! Jam i sigurt se edhe sot, sikur të vinte dikush si ata — edhe pse nuk ka të tillë — por sikur të vinte dikush si ata, njerëzit do të dilnin edhe në Sheshin Tahrir, o shejh!


Largohu! Largohu!” Pse? “Duam dikë nga grupi ynë! Duam dikë nga partia jonë! Duam dikë nga kjo xhemat në të cilën jemi ne!” Ata nuk duan askënd tjetër, o vëllezër!


Shejh Felah Ismaili, Allahu e mëshiroftë!
Përktheu: Besim Gjelaj

Vizitoni faqen tonë: Indeksi IslamYouTube-inTelegramin dhe Facebook-in.

Related Articles

Back to top button