Si i largojnë të rinjtë nga dijetarët

Prej metodologjisë (men’hexhit) së ihuanëve është që atë që pajtohet me ta, e bëjnë Shejhul-Islam, edhe nëse nuk ka dije. Ndërsa atë që i kundërshton, e shajnë me të gjitha llojet e sharjeve, edhe nëse është prej dijetarëve.Ndonjëherë ata nuk e shfaqin këtë, nëse kanë ndonjë interes në këtë çështje, ose nëse përbaltja e tij do t’i rrëzonte ata, siç është rasti me shejh Ibën Bazin, për shembull. Por ata e përqeshin dhe e përgojojnë me nënkuptime, si dhe i largojnë të rinjtë nga këta dijetarë të mëdhenj.


Kur shohin se i riu mund ta pranojë këtë, i thonë: “Këta janë dijetarë të pushtetit, bishtat e mushkës së sulltanit.
Nëse i riu nuk e pranon këtë arsye, i thonë: “Këta janë dijetarë, por janë nën presion dhe ne i arsyetojmë ata. Ndërsa ne, falënderimi i takon Allahut, jemi të sigurt, prandaj flasim lirshëm.” Nëse i riu nuk e pranon as këtë, i thonë: “Këta janë dijetarë të mëdhenj dhe fjalët e tyre janë të mëdha; ti nuk mund t’i kuptosh ato. Eja këtu dhe mëso te të rinjtë dhe te shujuhët, derisa të mësosh dhe të kualifikohesh, pastaj shko te dijetarët.”
Dhe nëse mëson te këta, nuk do të shkojë kurrë te dijetarët.


Shejh Sulejman Rruhejli, Allahu e ruajttë!
Përktheu: Besim Gjelaj

Vizitoni faqen tonë: Indeksi IslamYouTube-inTelegramin dhe Facebook-in.

Related Articles

Back to top button