Rreziku i men’hexhit të zbutjes (et-temji’i)
Shejh Adil ibën Mensur, Allahu e ruajttë, thotë:
Ndër rreziqet më të mëdha për thirrjen e ithtarëve të Sunetit në këtë kohë, e rreziqet janë të shumta: prej tyre është teprimi (el-guluv), prej tyre pasimi i verbër (taklidi) dhe medh’hebizmi, si dhe prej tyre është kjo zbutje e tepruar (et-temji’i) dhe tolerim.
Madje, kjo ka filluar të përhapet fuqishëm dhe gjerësisht:
Së pari: si reagim ndaj asaj që ka ndodhur prej teprimit dhe ashpërsisë.
Së dyti: për shkak të rehatisë që gjendet në këtë metodologji zbutëse. Njeriu mendon se po gjen rehati, ndërkohë që po sjell dhimbjen dhe sëmundjen në fenë e tij.
Ai kërkon të çlirohet nga përplasjet dhe konfliktet me grupet, partitë dhe sektet; merr nga të gjithë, bashkëpunon me të gjithë dhe i lavdëron të gjithë.
A e ke parë ndonjëherë dikë që ka një dhimbje të vogël dhe pi alkool apo përdor drogë që të qetësohet e të mos e ndiejë atë dhimbje?
Ky person që e zbut fenë (el-mumeji’i) është edhe më keq se ai.
Dhimbja që njeriu përjeton gjatë durimit dhe kapjes për Sunetin, përfundimi i saj është i mirë në këtë botë dhe në botën tjetër, ndërsa shpërblimi për të është madhështor. Mirëpo, ai nuk duron ndaj kësaj dhimbjeje të vogël dhe shkon te kjo metodologji zbutëse që të gjejë rehati. Shkatërrimi i tij gjendet pikërisht në rehatinë e tij.
الٓمٓ * أَحَسِبَ النَّاسُ أَنْ يُتْرَكُوا أَنْ يَقُولُوا آمَنَّا وَهُمْ لَا يُفْتَنُونَ * وَلَقَدْ فَتَنَّا الَّذِينَ مِنْ قَبْلِهِمْ فَلَيَعْلَمَنَّ اللَّهُ الَّذِينَ صَدَقُوا وَلَيَعْلَمَنَّ الْكَاذِبِينَ
“Elif, Lam, Mim. Vërtet mendojnë njerëzit, se do të lihen të thonë “Ne besojmë”, pa u vënë në provë?! Ne i kemi sprovuar ata që kanë qenë para tyre, në mënyrë që, Allahu të dallojë ata, që thonë të vërtetën dhe, ata që gënjejnë.” (Ankebut: 1–3).
E lus Allahun që të na bëjë ne dhe ju prej të sinqertëve dhe të palëkundurve në të vërtetën.
Kushdo që është i njohur me historinë e kësaj thirrjeje sunite gjatë viteve të kaluara, le të themi gjatë tridhjetë viteve, do të vërejë se, herë pas here, shpërthen një fitne (sprovë):
Ose në drejtim të teprimit, ose në drejtim të zbutjes së tepruar.
Shfaqet fitneja e teprimit dhe ashpërsisë, ndaj së cilës reagojnë dhe e zmbrapsin, duke e sqaruar atë, aq sa Allahu ua mundëson disa prej pasuesve të Sunetit.
Mirëpo, gjatë luftimit të teprimit, disa prej tyre nuk i kushtojnë vëmendje faktit se po mbin një pemë tjetër e keqe, e cila është zbutja e tepruar (et-temiji’i) dhe neglizhenca.
Pastaj, kur ajo rritet dhe kjo thirrje e zbutjes së tepruar shkakton sprova mes pasuesve të Sunetit, i hap rrugët për depërtimin e tyre dhe, përmes tyre, futen pasuesit e bidateve. Burra, gra dhe të rinj shkojnë pas pasuesve të bidateve, ndonëse më parë ishin në Sunet.
Atëherë bëhen përpjekje për ta luftuar këtë zbutje të tepruar, por disa prej tyre, po them disa prej tyre, nuk e vërejnë se po ngrihet përsëri pema e teprimit.
Ndërsa i suksesshmi prej pasuesve të Sunetit:
Kur paralajmëron kundër njërës prej këtyre dy bidateve, paralajmëron edhe kundër tjetrës.
(Ligjërata me titull: Huturetu Men’hexhit-Temji’i)
Përktheu: Besim Gjelaj
Vizitoni faqen tonë: Indeksi Islam, YouTube-in, Telegramin dhe Facebook-in.