Gjykimi i lagies së gishtave me pështymë për shfletimin e faqeve të Mus’hafit (Kur’an-it)

Përgjigjja:

Ibnul-Arabiu, Allahu e mëshiroftë, ka thënë:

“Shumë njerëz, kur duan të lexojnë në Mus’haf ose në librat e dijes, e lagin gishtin me pështymë dhe i prekin faqet e librave me të, në mënyrë që ta kenë më të lehtë kthimin e tyre. Kjo është papastërti e neveritshme dhe nënçmim i shëmtuar, të cilin muslimani duhet ta braktisë.”

(Aridatul-Ah’uedhij fi Sher’h Sunen etTirmidhijj, 10/240–241)

Ndërsa shafiitë kanë thënë:

“Është e ndaluar të preket Mus’hafi me gishtin në të cilin ka pështymë, sepse është e ndaluar që diçka nga pështyma të arrijë në ndonjë pjesë të Mus’hafit.”

(Tuh’fetul-Muhtaxh fi Sher’hil-Minhaxh, 2/150)

Përktheu: Besim Gjelaj

Vizitoni faqen tonë: Indeksi IslamYouTube-inTelegramin dhe Facebook-in.

Artikuj të lidhur

Back to top button