Imam El-Euzaiu, Allahu e mëshiroftë, ka thënë:

“Ka prej njerëzve të atillë që e duan lavdërimin e njerëzve për veten e tyre, ndërkohë që tek Allahu nuk vlejnë as sa krahu i një mushkonje.”

(El-Hilje, 8/255)

Hafidh Ibën Kethiri, Allahu e mëshiroftë, ka thënë:

“Halid ibën Ahmed, emiri i Horasanit, ishte ai që e dëboi imam Buhariun nga Buhara.

Atëherë imami Buhari, Allahu e mëshiroftë, bëri dua kundër tij. Pas kësaj ai nuk pati më kurrfarë suksesi dhe nuk qëndroi në postin e emiratit (si prijës) veçse më pak se një muaj. Më pas u rrethua dhe iu sekuestruan pasuria dhe pronat e tij, u hip mbi një gomar dhe u turpërua publikisht në qytetin e tij. Pastaj u burgos dhe vdiq në burg.

Ky është shpërblimi i atij që guxon të cenojë ithtarët (pasuesit) e Sunetit dhe imamët e hadithit.”

(El-Bidaje uen-Nihaje, 14/617)

Përktheu: Besim Gjelaj

Artikuj të lidhur

Back to top button