Një çështje shumë e rëndësishme në lidhje me mes’hin
Shejh Ibën Uthejmini, Allahu e mëshiroftë, ka thënë:
“Mes’hu mbi meste ose çorape bëhet me të dyja duart njëkohësisht mbi të dyja këmbët; domethënë, dora e djathtë fshin këmbën e djathtë, ndërsa dora e majtë fshin këmbën e majtë, në të njëjtin çast, ashtu siç fshihen veshët. Kjo është ajo që duket nga Suneti.
Shumë njerëz e fshijnë fillimisht këmbën e djathtë me të dyja duart, pastaj këmbën e majtë me të dyja duart. Sipas dijes sime, kjo nuk ka asnjë bazë.”
(El-Ahkam el-Fikhijje fi Tahareti ues-Saleti, f. 26–27)
Përktheu: Besim Gjelaj