Teuhidi…

Shejh Rebi’ elMed’halij, Allahu e mëshiroftë, ka thënë:

“Ai që i lutet dikujt tjetër përveç Allahut, ther kurban për dikë tjetër përveç Allahut, kërkon ndihmë nga dikush tjetër përveç Allahut, bën tavaf rreth varreve, u bën sexhde varreve dhe beson se evlijatë sjellin dobi ose dëm: A e ka thënë fjalën ‘La ilahe il-lAllah’ me sinqeritet nga zemra e tij? A e ka thënë atë me vërtetësi?

Jo, pasha Allahun! Jo, pasha Allahun! Ai nuk e ka thënë atë me vërtetësi dhe ajo nuk ka dalë e sinqertë nga buzët e tij, sepse ai thotë: ‘La ilahe il-lAllah’, ndërkohë që i lutet filanit dhe i ther kurban atij. Kjo e rrënon kuptimin e ‘La ilahe il-lAllah’.

Vëllezërit e mi! Teuhidi, Teuhidi (është çështja më e rëndesishme)! Ne nuk flasim për asnjë çështje, veçse e lidhim atë me Teuhidin e Allahut, sepse shohim se shumë prej muslimanëve kanë rënë në rreziqet më të mëdha.

Përgjegjësinë për këto miliona njerëz dhe për këto turma, prej të cilave shumë do të përfundojnë në Zjarr (si shkak i shirkut), e mbajnë këta thirrës (davetxhi) që e fshehin gjënë më madhështore që ka zbritur Allahu (Teuhidin).”

(Merhaben ja Talibel-Ilm f.108)

Përktheu: Besim Gjelaj

Artikuj të lidhur

Back to top button