I marri, kur flet!
Dijetari Uehb ibën Munebbih, Allahu e mëshiroftë, ka thënë:
“I marri, kur flet, marrëzia e tij e nxjerr në shesh; kur hesht, e turpëron paaftësia e tij për t’u shprehur; kur vepron, prish punë; e kur nuk vepron, lë pas dore detyrat e tij. As dija e tij nuk i bën dobi, e as dija e të tjerëve nuk i sjell dobi. Nëna e tij do të dëshironte të kishte vdekur para tij; gruaja e tij do të dëshironte të mbetej pa të; fqinji i tij dëshiron të jetë larg tij; ndërsa atë që ulet me të e pushton neveria.”
Pastaj citoi vargjet e Miskin ed-Darimiut për këtë:
“Ruaju të mos shoqërohesh me të marrin, sepse i marri është si rroba e vjetruar.
Sa herë që ia arnon një anë, era e tund me dobësi dhe shqyhet përsëri.
Ose është si një çarje e madhe në xham, a ke parë ndonjëherë që çarja e xhamit të jetë bashkuar?
Nëse ulesh me të në një kuvend, ai e prish kuvendin me marrëzitë e tij.
E nëse e qorton që të përmbahet, veçse shtohet në padituri dhe vazhdon në marrëzinë e tij.”
(Teh’dhibul-Kemal fi Esma’ err-Rrixhal, 31/150)
Përktheu: Besim Gjelaj