Imani ka ëmbëlsi

Shejh Ibën Uthejmini, Allahu e mëshiroftë, ka thënë:

“Imani ka ëmbëlsi. Kjo nuk është ëmbëlsi shqisore që njeriu e shijon me gjuhën e tij, por është ëmbëlsi shpirtërore që e shijon me zemrën e tij. Ajo është kënaqësia që njeriu ndien nga imani dhe zgjerimi i kraharorit përmes Islamit, aq sa njeriu pothuajse nuk është në gjendje ta përshkruajë atë.

Kjo për shkak se këto janë çështje shpirtërore e të zemrës, të cilat nuk mund të përshkruhen. Madje, njeriu ndonjëherë e ndien ëmbëlsinë e imanit, ndërsa herë të tjera kjo ëmbëlsi dobësohet, në varësi të asaj se sa është e lidhur zemra me Allahun e Plotfuqishëm.”

(Et-Ta‘lik ala Sahihil-Buhari, 1/75)

Përktheu: Besim Gjelaj

Vizitoni faqen tonë: Indeksi IslamYouTube-inTelegramin dhe Facebook-in.

Artikuj të lidhur

Back to top button