Ibën Tejmije për vrasjen e Husejnit radijAllahu anhu
Shejhul-Islami Ibën Tejmije, Allahu e mëshiroftë, ka thënë:
“Kur u vra Husejn ibën Ali, radijAllahu anhuma, në ditën e Ashures, ai u vra nga një grup i padrejtë dhe rebel. Allahu e nderoi Husejnin me shehidllëk, ashtu siç ka nderuar me të disa prej anëtarëve të familjes së tij; e ka nderuar me të Hamzën, Xhaferin, babain e tij Aliun dhe të tjerë.
Shehidllëku i tij ishte prej gjërave me të cilat Allahu ia ngriti gradën dhe ia lartësoi pozitën. Ai dhe vëllai i tij Hasani janë zotërinjtë e të rinjve të banorëve të Xhenetit.
Gradat e larta nuk arrihen veçse përmes sprovave, siç ka thënë Pejgamberi salAllahu alejhi ue selem kur u pyet: ‘Cilët njerëz sprovohen më së shumti?’ Ai tha: ‘Pejgamberët, pastaj të mirët, pastaj ata që janë më të ngjashëm me ta dhe kështu me radhë. Njeriu sprovohet sipas fesë së tij; nëse në fenë e tij ka forcë, i shtohet sprova, e nëse ka dobësi, i lehtësohet. Dhe sprova vazhdon me besimtarin derisa të ecë në tokë pa asnjë mëkat.’”
(Mexh’mu‘ul-Fetawa, 25/302)
Përktheu: Besim Gjelaj