Butësia në thirrjen drejt së vërtetës
Shejh Albani, Allahu e mëshiroftë, ka thënë:
Këta që kundërshtojnë Kur’anin dhe Sunetin, pa dyshim janë të humbur. Përderisa janë në këtë gjendje, ata janë të sëmurë (në aspektin e devijimit), ndaj ne duhet të kemi dhembshuri për ta, t’i trajtojmë me butësi dhe t’i thërrasim (në të vërtetën), ashtu siç ka ardhur në ajetin: ادْعُ إِلَىٰ سَبِيلِ رَبِّكَ بِالْحِكْمَةِ وَالْمَوْعِظَةِ الْحَسَنَةِ ۖ وَجَادِلْهُمْ بِالَّتِي هِيَ أَحْسَنُ
“Thirr në rrugën e Zotit tënd me urtësi dhe këshillë të mirë dhe diskuto me ta në mënyrën më të mirë.” (Nahl 125).
Ne vazhdojmë të mbajmë këtë qëndrim derisa të na bëhet e qartë për ndonjërin prej tyre se ai është kokëfortë, se i mohon të vërtetat dhe se butësia e mirësjellja me të nuk sjellin asnjë dobi. Atëherë hyn në fuqi fjala e Zotit tonë, të Plotëfuqishëm: فَأَعْرِضْ عَنِ الْجَاهِلِينَ
“Prandaj largohu nga të paditurit!” (‘Araf 199).
(Huda ue Nur, nr. 735)
Përktheu: Besim Gjelaj