Dobi madhështore!

Për atë që dëshiron forcë në trupin e tij, në fjalën e tij, në shkrimin e tij dhe në të gjitha çështjet e tij.

Ibnul-Kajjimi, Allahu e mëshiroftë, ka thënë:

“Dhikri (përmendja e Allahut) i jep forcë atij që e përmend Allahun, derisa ai arrin të bëjë me dhikr gjëra që nuk do të mund t’i bënte pa të.

Kam parë nga forca e shejhul-Islam Ibën Tejmijes, Allahu e mëshiroftë, në ecjen e tij, në fjalën e tij, në guximin e tij dhe në shkrimin e tij diçka të jashtëzakonshme. Ai shkruante brenda një dite nga veprat dhe shkrimet aq sa dikush tjetër do të shkruante për një javë apo edhe më shumë. Gjithashtu ushtria pa nga forca e tij në luftë gjëra të mëdha.

Po ashtu, Pejgamberi salAllahu alejhi ue selem ia mësoi vajzës së tij Fatimes dhe Aliut radijAllahu anhuma që të thoshin çdo natë kur shtriheshin për të fjetur:

33 herë SubhanAllah,

33 herë Elhamdulil-Lah,

dhe 34 herë Allahu Ekber.

Kjo ndodhi kur ajo i kërkoi një shërbëtor dhe u ankua për lodhjen nga bluarja, puna dhe shërbimi. Ai ia mësoi këtë dhikr dhe tha:

“Kjo është më e mirë për ju të dy sesa një shërbëtor.”

Thuhet:

“Kush vazhdon rregullisht me këtë, do të gjejë forcë në trupin e tij që e bën të panevojshëm një shërbëtor.”

(Vabilus-Sajib, f. 185)

Përktheu: Besim Gjelaj

Artikuj të lidhur

Back to top button