A është prej metodologjisë së Ehlu Sunetit dhe Xhematit, kur paralajmërohet nga njerëzit e bidatit dhe devijimit, që të përmenden të mirat e bidatçinjve?

Pyetja:

A është prej metodologjisë së Ehlu Sunetit dhe Xhematit, kur paralajmërohet nga njerëzit e bidatit dhe devijimit, që të përmenden të mirat e bidatçinjve, të lavdërohen dhe të madhërohen, me pretendimin e paanshmërisë dhe drejtësisë?

Përgjigja:

A mos vallë Kurejshët në kohën e injorancës dhe prijësit e shirkut nuk kishin asnjë të mirë?! A ka ardhur në Kur’an përmendja e ndonjë të mire prej të mirave të tyre?! A ka ardhur në Sunet përmendja e ndonjë virtyti prej virtyteve të tyre?!

Ata e nderonin mysafirin; arabët në kohën e injorancës e nderonin mysafirin dhe silleshin mirë me fqinjin. Megjithatë, nuk janë përmendur virtytet e atyre që kundërshtuan Allahun e Madhërishëm.

Çështja nuk është çështje e numërimit të të mirave dhe të këqijave, por është çështje paralajmërimi nga një rrezik.

E nëse njeriu dëshiron të shikojë, le të shikojë fjalët e imamëve, si: Ahmed ibën Hanbeli, Jahja ibën Me’ini, Ali ibnul-Medini dhe Shu’be.

A ndodhte që ndonjëri prej tyre, kur pyetej për një person të kritikuar dhe thoshte: ‘Është gënjeshtar’, të thoshte pastaj: ‘Por ai ka moral të mirë, është bujar në dhënien e pasurisë dhe fal shumë namaz nate’?!

Kur thoshin: ‘I është përzier transmetimi’, ose: ‘E ka kapluar pakujdesia’, a thoshin: ‘Por ai ka këtë… por ai ka atë… por ai ka këtë…’?!

Përse kërkohet nga njerëzit në këtë kohë, kur paralajmërohet nga dikush, që të thuhet: ‘Por ai kishte këtë, kishte atë’?!

Këto janë propagandat e atij që nuk i njeh rregullat e xher’hit dhe ta’dilit (kritikës dhe lavdërimit), dhe nuk i njeh shkaqet e realizimit të dobisë dhe shkaqet që shpien në humbjen e saj.”

Shejh Salih elLuhejdan, Allahu e mëshiroftë!

(Ligjërata me titull “Selametul-Men’hexh Delilul-Felah”)

Përktheu: Besim Gjelaj

Artikuj të lidhur

Back to top button