Morali është prej furnizimeve (rizkut)!
Shejh Rebi’ el-Med’halij, Allahu e mëshiroftë, ka thënë:
“Morali (ah’laki) i mirë është furnizim (dhunti) nga Allahu i Lartësuar dhe i Madhëruar, dhe përkujdesje nga Allahu. Dhe druhet për atë që është privuar prej tij se nuk e ka arritur mëshira e Allahut të Lartësuar dhe të Madhëruar. Me të vërtetë, Allahu i mëshiron nga robërit e Tij vetëm ata që janë të mëshirshëm ndaj të tjerëve.”
(el-Lubab min Mexh’mui Nesaihish-Shejh f.414)
Përktheu: Besim Gjelaj