Tregim i çuditshëm!
Një tregim i çuditshëm që e ka përmendur Ibën Kethir, Allahu e mëshiroftë, në biografinë e shejh Muhamed ibën Mensur el-Kabberijj, Allahu e mëshiroftë. Ku thotë:
Ai ishte shumë i devotshëm, i ushqente njerëzit nga frutat e tij, urdhëronte për të mirë dhe ndalonte nga e keqja. Ndër gjërat e çuditshme që janë treguar për të është: Se ai i kishte shitur një kafshë një njeriu. Pas disa ditësh, ai njeri erdhi dhe tha:
“O zotëri, kjo kafshë nuk ha asgjë tek unë!” Shejhu e shikoi dhe i tha: “Me çfarë merresh (çfarë pune bën)?” Ai tha: “Jam valltar nëpër klube!” Atëherë shejhu tha: “Kafsha jonë nuk ha haram.” Pastaj hyri në shtëpinë e tij, ia dha paratë (dhe e ktheu kafshën).
(El-Bidaje uen-Nihaje, 17/456)
Përktheu: Besim Gjelaj
Vizitoni faqen tonë: Indeksi Islam, YouTube-in, Telegramin dhe Facebook-in.