Emrat e Allahut!
Në dy përmbledhjet e sakta (Buhari dhe Muslimi) transmetohet nga Ebu Hurejre, radijAllahu anhu, se i Dërguari i Allahut salAllahu alejhi ue selem, ka thënë:
“Allahu ka nëntëdhjetë e nëntë emra, njëqind pa një; kush i përfshin (i numëron dhe vepron sipas tyre), do të hyjë në Xhenet.”
(Buhariu dhe Muslimi).
Ibën Haxheri, Allahu e mëshiroftë, ka thënë:
“Qëllimi me ‘përfshirjen’ (ihsa) nuk është vetëm t’i numërosh, sepse mund t’i numërojë edhe një mëkatar; por qëllimi është të veprohet sipas tyre.”
(Fet’hul-Bari 11/226).
Ibnul-Kajjimi, Allahu e mëshiroftë, për këtë çështje, ka përmendur se përfshirja ka tri kategori:
1.Kategoria e parë: Numërimi dhe mësimi i emrave
2.Kategoria e dytë: Kuptimi i domethënieve dhe kuptimeve të tyre
3.Kategoria e tretë: Lutja ndaj Allahut me to, që përfshin si lutjen e adhurimit, ashtu edhe lutjen e kërkesës
(Et-Teudih uel-Bejan f. 26)
Përktheu: Besim Gjelaj