Plogështia pas Ramazanit nuk është argument për mospranimin e veprave të mira
Pyetja:
A është plogështia në veprat e mira pas Ramazanit argument që nuk janë pranuar veprat? Unë ndiej një dobësi dhe kam frikë se Allahu nuk m’i ka pranuar.
Përgjigjja:
Jo, kjo nuk është argument që Allahu nuk t’i ka pranuar, por është shenjë e dobësisë së vullnetit dhe mungesës së dëshirës. Prandaj njeriu duhet ta detyrojë veten dhe të bëjë durim në kryerjen e veprave të mira.
Sepse Ramazani në të vërtetë është një shkollë: tridhjetë ditë, ose njëzet e nëntë, kalojnë ndërsa ti je i angazhuar me adhurime të ndryshme. Patjetër që kjo ndikon në zemrën tënde dhe në rrugëtimin tënd.
Prandaj shfrytëzoje këtë mundësi. Ndërsa të themi se kush kthehet në mëkate pas Ramazanit, kjo është shenjë se nuk i janë pranuar veprat, këtë nuk mund ta themi.
Shejh Ibën Uthejmini, Allahu e mëshiroftë!
(Lika’ esh-Shehrij, Nr. 42)
Përktheu: Besim Gjelaj

