A arrihet shpërblimi i natës së Kadrit, në qoftë se njeriu nuk e di në cilën natë është ajo?!
Pyetja: A e arrin njeriu shpërblimin e natës së Kadrit, nëse nuk e di kur është ajo?
Përgjigja: Po! Pa dyshim! Kurse, sa i përket asaj që disa dijetarë e thonë, se nuk e arrinë shpërblimin përveç ai që e përjeton atë, është thënie shumë e dobët!
Sepse, Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ue sel-lem ka thënë: “Kush falet në natën e Kadrit me bindje dhe duke shpresuar në shpërblim”, nuk ka thënë: “Dhe duke e ditur atë”! Sikur të ishte dituria ndaj saj, kusht për të arritur këtë shpërblim, do ta sqaronte Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ue sel-lem!
Shejh Ibën Uthejmin, Allahu e mëshiroftë!
| Sher’hul-Mu’mti’ 6/495-496 |
Përktheu: Besim Gjelaj
Vizitoni faqen tonë: Indeksi Islam, YouTube-in, Telegramin dhe Facebook-in.
