Cili është kuptimi i fjalës: ‘Feja është lehtësi’?

Cili është kuptimi i fjalës: ‘Feja është lehtësi’?

Shejh Ibën Uthejmin, Allahu e mëshiroftë, ka thënë:

“Kuptimi i fjalës ‘Feja është lehtësi’ është se ajo që Allahu e ka bërë fe për robërit e Tij nuk përmban vështirësi:

Namazi nuk ka vështirësi, abdesi nuk ka vështirësi, gusli nuk ka vështirësi.

Dhe nëse ndodh që të ketë ndonjë vështirësi, njeriu kalon në një shkallë tjetër (më të lehtësuar).”

I Dërguari i Allahut salAllahu alejhi ue selem i tha Imran ibën Husajnit, radijAllahu anhu:

“Falu në këmbë; nëse nuk mundesh, atëherë ulur; e nëse nuk mundesh, atëherë në krah.”

Ky është kuptimi kur themi ‘Feja është lehtësi’.

Ndërsa që dikush t’i braktisë disa prej obligimeve apo të bëjë disa prej ndalesave dhe të thotë: ‘Feja është lehtësi’, kjo është gabim; sepse ne themi: ajo që ke bërë nuk është fare prej fesë.

(Lika el-Babul-Meftuh 76)
Përktheu: besim Gjelaj

Artikuj të lidhur

Back to top button