Këshillë për sjelljen e mirë të burrit ndaj gruas

Pyetja:
A ka ndonjë këshillë për burrat lidhur me mënyrën e trajtimit të grave, o shejh i nderuar?
Përgjigjja:
Po. Këshilla ime për burrat është që t’i kenë frikë Allahut. Këshilla ime për të gjithë burrat është që ta kenë frikë Allahun në lidhje me gratë e tyre dhe t’i trajtojnë ato me butësi dhe me sjellje të mirë, ashtu siç ka thënë Allahu i Lartësuar: وَعَاشِرُوهُنَّ بِالْمَعْرُوفِ
“Çoni jetë të mirë me to.” (Nisa 19).
Me fjalë të mira, me mënyrë të bukur komunikimi, me durim, me moral të lartë dhe duke ua përmbushur plotësisht të drejtat. Ky është obligim për të gjithë burrat. Allahu i Lartësuar thotë: وَلَهُنَّ مِثْلُ الَّذِي عَلَيْهِنَّ بِالْمَعْرُوفِ وَلِلرِّجَالِ عَلَيْهِنَّ دَرَجَةٌ
“Edhe atyre (grave) u takon e drejte sikurse edhe përgjegjësia në bashkëshortësi, e burrave u takon një përparësi ndaj tyre.” (Bekare 228).
Ashtu siç dëshiron ti që të trajtohesh me të mirë dhe që ajo të jetë e sjellshme me ty në moral dhe në sjellje, po ashtu duhet të jesh edhe ti. Allahu i Lartësuar thotë: وَلَهُنَّ مِثْلُ الَّذِي عَلَيْهِنَّ بِالْمَعْرُوفِ
“Edhe atyre (grave) u takon e drejte sikurse edhe përgjegjësia në bashkëshortësi.” (Bekare 228).
Fakti që e drejta jote është më e madhe, që ke një shkallë më tepër, nuk do të thotë se ke të drejtë t’i bësh padrejtësi apo t’i sillesh keq. Jo. Detyrohesh të kesh moral të mirë, të jetosh me të sipas së mirës dhe të kryesh obligimet e tua: nga ana e shpenzimit të nevojshëm sipas së mirës, nga ana e fjalës së bukur dhe e të folurit me respekt. Ky është obligimi (vaxhibi) për të gjithë burrat: ta kenë frikë Allahun dhe t’u bëjnë mirë grave të tyre me fjalë të mira, mënyrë të bukur dhe sjellje të lavdërueshme, të mos rrinë zgjuar natën vonë dhe të mos kursejnë padrejtësisht në shpenzime. Të gjitha këto janë obligim.
Duhet të shpenzosh sipas së mirës dhe të ruhesh nga qëndrimi zgjuar natën vonë, sepse ai i bën dëm gruas tënde dhe ty vetë, dhe po ashtu shkakton prishje të fesë sate. Qëndrimi i natës vonë ka shumë të këqija: mund të humbasë namazi farz, mund të jetë me njerëz të këqij që të dëmtojnë dhe të të tërheqin drejt llojeve të ndryshme të prishjes. Prandaj ki kujdes.
I Dërguari i Allahut salAllahu alejhi ue selem e ka ndaluar bisedimin e natës pas jacisë. Sunet është që pas namazit të jacisë të shkosh në shtëpinë tënde dhe të flesh me familjen tënde, të pushosh në shtëpi dhe ta lësh qëndrimin zgjuar pas jacisë.
Burri duhet të ruhet nga shoqërimi me njerëz të këqij, sepse shoqëria e keqe ka shumë dëme. Obligim është të ruhesh prej tyre dhe të kujdesesh për shoqërinë e njerëzve të mirë, të mos rrish zgjuar natën, të kujdesesh për pesë namazet dhe t’i falësh ato në xhemat, të kesh sjellje të mirë me gruan dhe fjalë të bukura ndaj saj.
Kështu, ashtu siç ka thënë Pejgamberi salAllahu alejhi ue selem:
“Më të mirët prej jush janë ata që janë më të mirët ndaj grave të tyre.”
Dhe Allahu i Lartësuar thotë dhe Ai është më i Madhi: وَلَهُنَّ مِثْلُ الَّذِي عَلَيْهِنَّ بِالْمَعْرُوفِ

Dhe thotë: وَعَاشِرُوهُنَّ بِالْمَعْرُوفِ
“Çoni jetë të mirë me to.” (Nisa 19).
Lusim Allahun t’i udhëzojë të gjithë.
Moderatori:
Allahumme amin! Allahu ju shpërbleftë me të mira dhe ju dhëntë mirësi, o Shejh i nderuar!
Shejh AbdulAziz ibën Bazi, Allahu e mëshiroftë!
https://binbaz.org.sa/fatwas/13285/%D9%86%D8%B5%D9%8A%D8%AD%D8%A9-%D9%81%D9%8A-%D8%AD%D8%B3%D9%86-%D8%AA%D8%B9%D8%A7%D9%85%D9%84-%D8%A7%D9%84%D8%B2%D9%88%D8%AC-%D9%85%D8%B9-%D8%B2%D9%88%D8%AC%D8%AA%D9%87
Përktheu: Besim Gjelaj