Kush lë diçka për hir të Allahut, Allahu ia zëvendëson me diçka më të mirë se ajo

“Allahu i Plotfuqishëm kështu vepron me robërit e Tij: kush lë diçka për Të, Allahu e shpërblen duke ia zëvendësuar me diçka më të mirë. Sulejmani alejhi salatu ue selam, kur i la kuajt që e kishin shpërqendruar nga përmendja e Allahut, tha:

رُدُّوهَا عَلَيَّ فَطَفِقَ مَسْحًا بِالسُّوقِ وَالْأَعْنَاقِ
“(Pastaj tha): “M’i sillni ata (kuajt) prapë !” Pastaj filloi të kalonte dorën mbi këmbët dhe qafat e tyre (duke i lëmuar të gjithë deri në fund)”
(Sad 33).

Ai veproi kështu nga zemërimi për hir të Allahut të Plotfuqishëm dhe për t’i dhënë fund asaj që e largoi nga adhurimi. Atëherë Allahu i Madhëruar e shpërbleu duke ia nënshtruar erën:

فَسَخَّرْنَا لَهُ الرِّيحَ تَجْرِي بِأَمْرِهِ رُخَاءً حَيْثُ أَصَابَ
“Kështu Ne ia në nshtruam atij erën të fryjë lehtë nën urdhrin e tij në çdo drejtim që ai donte”
(Sad 36).

Pra, era lëvizte me urdhrin e tij, e butë dhe e qetë, kudo që ai dëshironte, ndonëse era zakonisht është e fortë dhe shqetësuese. Është përmendur se ai shtronte një qilim mbi tokë, mblidheshin mbi të ai dhe oborrëtarët e tij, dhe era i bartte në cilindo drejtim që dëshironin: në veri, jug, lindje apo perëndim.

Ndërsa Ibrahimi alejhi salatu ue selam, arriti gradën më të lartë të dashurisë tek Allahu (el-khul-leh) kur iu bind urdhrit të Allahut të Lartësuar edhe pse ai urdhër kishte të bënte me njeriun më të dashur për të.”

Shejh Ibën Uthejmin, Allahu e mëshiroftë,
(etTalik ala Sahihul-Muslim 1/596)
Përktheu: Besim Gjelaj

Vizitoni faqen tonë: Indeksi Islam, YouTube-in, Telegramin dhe Facebook-in.

Related Articles

Back to top button