Tri të drejtat madhore në Islam
Tri të drejtat madhore në Islam
Shejh Muhamed Eman el-Xhami, Allahu e mëshiroftë, ka thënë:
Ai që studion Librin e Allahut dhe Sunetin e të Dërguarit të Allahut, dhe që e kupton drejt kuptimin e fjalës së Teuhidit, është në gjendje të nxjerrë tri të drejtat të cilat do të shpjegohen. Njohja e këtyre të drejtave i përcakton robit rrugën e ecjes drejt Allahut dhe thirrjen tek Ai me bazë të qartë, para se të përziejë një vepër të mirë me një tjetër të keqe, të devijojë nga rruga e drejtë dhe të humbasë në shtigjet e rrugëve.
1. Obligimi që robi ka ndaj Allahut
Kjo është që ta adhurojnë Atë dhe të mos i shoqërojnë asgjë në adhurimin e Tij, pasi të ketë kuptuar saktë konceptin e adhurimit në kuptimin e tij më të gjerë.
Pejgamberi salAllahu alejhi ue selem e pyeti njëherë Muadhin radijAllahu anhu kështu:
“O Muadh, a e di cila është e drejta e Allahut ndaj robërve dhe cila është e drejta e robërve ndaj Allahut?”
Muadhi radijAllahu anhu u përgjigj: “Allahu dhe i Dërguari i Tij e dinë.”
Atëherë Pejgamberi salAllahu alejhi ue selem, pasi ia tërhoqi vëmendjen, dhe kjo duket se ishte qëllimi i pyetjes, i tha:
“E drejta e Allahut ndaj robërve është që ta adhurojnë dhe të mos i shoqërojnë Atij asgjë.”
Në fakt, ky është kuptimi i fjalës sonë: “Dëshmoj se nuk ka të adhuruar me të drejtë përveç Allahut, Një dhe i pashoq.”
2.E drejta e të Dërguarit të Allahut salAllahu alejhi ue selem ndaj pasuesve të tij
Kjo merret nga fjala jonë: “Dëshmoj se Muhamedi është i Dërguari i Allahut.”
Dhe realiteti i kësaj është ta duash të Dërguarin e Allahut salAllahu alejhi ue selem me një dashuri të sinqertë që të sjell bindje, pasim dhe adhurim të Allahut vetëm me atë që ai ka sjellë.
Dhe ky është kuptimi që tregon hadithi i njohur:
“Askush prej jush nuk beson me besim të plotë derisa të jem unë më i dashur për të se fëmija i tij dhe të gjithë njerëzit.”
3.Të drejtat e robërve të mirë të Allahut
Këto janë të drejtat që i nxjerrim nga fjalët e Pejgamberit salAllahu alejhi ue selem:
“Askush prej jush nuk beson me besim të plotë derisa t’i dojë vëllait të tij atë që do për veten e tij.”
Dhe fjalët e tij salAllahu alejhi ue selem:
“Nuk do të hyni në xhenet derisa të besoni, e nuk besoni derisa të doni njëri-tjetrin.”
Si dhe fjalën e tij salAllahu alejhi ue selem:
“Kush armiqëson një mik (velij) të Timin, veçse i kam shpallur luftë.”
E shumë tekste të tjera të shumta.
Njohja e këtyre të drejtave dhe dhënia e secilit të drejtën e tij është çështje me rëndësi të madhe, veçanërisht e drejta e Allahut ndaj robërve të Tij. Duhet treguar kujdes për të në dije dhe në vepër, sepse kjo është qëllimi për të cilin është krijuar njeriu. Mospërmbushja e këtij qëllimi është një mëkat që nuk falet, përveç tek ai që pendohet, beson dhe vepron vepra të mira.
(Tas’hihul-Mefahim fi Xheuanibil-Akideh f. 95)
Përktheu: Besim Gjelaj