Kush dëshiron…
Kush dëshiron…
Ibnul-Xheuzi, Allahu e mëshiroftë, ka thënë:
“Kush dëshiron të jetë trashëgimtar i pejgamberëve dhe të mbjellë në arat e tyre, le të mësojë dijen e dobishme, e cila është dija e fesë; sepse në hadith thuhet: “Dijetarët janë trashëgimtarët e pejgamberëve.”
Kush dëshiron të dijë se sa ka hise nga kujdesi i Allahut për të, le të shohë se ka hise nga kuptimi i fesë së Allahut; sepse në hadith thuhet: “Atij që Allahu ia do të mirën, i jep kuptim në fe.”
Kush pyet për rrugën që e shpie në xhenet, le të shkojë tek tubimet e diturisë; sepse në hadith thuhet: “Kush merr një rrugë për të kërkuar dituri, Allahu do t’ia lehtësojë përmes saj rrugën për në xhenet.”
Kush dëshiron që vepra e tij të mos ndërpritet pas vdekjes, le të përhapë dijen me shkrim e me mësimdhënie; sepse në hadith thuhet: “Kur njeriu vdes, i ndërpriten të gjitha veprat, me përjashtim tre gjërave: sadakaja e vazhdueshme, dije nga e cila përfitohet, ose fëmijë i mirë që lutet për të.”
(etTedhkiretu Fil-Va’dhi 1/55)
Përktheu: Besim Gjelaj