Ruajuni nga thirrësit e humbjes dhe qëndroni të fortë në rrugën e selefëve!

I Dërguari i Allahut salAllahu alejhi ue selem ka paralajmëruar nga këta thirrës – thirrësit e humbjes – të cilët duan t’i largojnë njerëzit nga rruga (men’hexhi) e selefëve. Ai njoftoi se ata janë thirrës që qëndrojnë te dyert e Xhehenemit; kush i bindet atyre, ata e hedhin brenda. Prandaj duhet të ruheni fort prej tyre.
Sa më shumë që kalon koha, aq më e madhe bëhet vetmia e të vërtetës dhe aq më shumë shtohen sprovat. Për këtë arsye myslimanët kanë nevojë edhe më shumë për kujdes ndaj rrugës së selefëve.
Nga këta mashtrues ka që thonë: “Të gjithë janë myslimanë.” Po, myslimanë janë, por në cilën rrugë ecin ata? Në rrugën e të Dërguarit të Allahut salAllahu alejhi ue selem dhe shokëve të tij? – Po, kjo është e pranueshme dhe e nderuar. Apo thjesht myslimanë me emër, por në rrugë të lajthitura, duke ndjekur metodën e filanit apo fistekut? – Atëherë ata janë të humbur, në një rrugë që çon drejt Xhehenemit.
Pra, çështja nuk është vetëm përkatësia formale ndaj Islamit, por përkatësia e vërtetë, e cila nuk mund të arrihet veçse me dije të dobishme, me mësim dhe me kujdes.
Për këtë arsye i gjeni dijetarët që i kushtojnë rëndësi akides, kapitujve dhe çështjeve të saj, dhe kanë shkruar për të si libra të gjatë, ashtu edhe të shkurtër, në mënyrë që të mësohet metoda e selefëve, të mbahet fort pas saj dhe të ecet sipas saj.
Çështja kërkon përkujdesje, sidomos kur errësira e humbjes bëhet më e rëndë – atëherë myslimani ka nevojë për një dritë me të cilën të ecë mes errësirave të devijimeve dhe të paditurisë.
Sot janë shtuar ata që bëjnë sikur dinë dhe pretendojnë dije e njohuri, ndërkohë që nuk e kanë marrë diturinë nga burimet e saj dhe as nga themelet e saj. Ata e marrin nga shokët e tyre të ngjashëm, ose vetëm nga libra, ose nga ajo që e quajnë “kulturë”. Kjo nuk të çon në të mirën, as në rrugën e drejtë.
Është e domosdoshme të mësohet në mënyrë të drejtë metoda e selefëve, për t’u kapur fort pas saj dhe për të ecur sipas saj. Po ashtu, duhet durim përballë asaj që mund të të godasë në këtë rrugë – qoftë përbuzje, qortime apo gjëra të tjera.
Sot ju dëgjoni shpesh përçmim dhe fyerje ndaj atyre që mbahen pas metodës së selefëve. Thonë: “Ky është prapambetur”, “ky është kështu e ashtu”. Mos lejo që këto marrëzira dhe gënjeshtra të të largojnë nga e vërteta. Kapuni fort pas kësaj rruge të drejtë, sepse ajo është rruga e shpëtimit.
Për këtë, i Dërguari i Allahut salAllahu alejhi ue selem ka thënë:
“Kush nga ju jeton pas meje, do të shohë shumë mospajtime. Prandaj kapuni pas sunetit tim dhe sunetit të halifëve të drejtë e të udhëzuar pas meje; kapuni fort pas saj dhe mbajeni me vendosmëri.”
Pra, në kohë të mospajtimeve nuk shpëton njeriu veçse duke u kapur pas sunetit të të Dërguarit të Allahut salAllahu alejhi ue selem dhe sunetit të halifëve të drejtë e të udhëzuar. Ky është rrugëtimi i shpëtimit, i sigurisë dhe i xhenetit.
Prandaj le t’i kushtojmë rëndësi metodës së selefëve dhe të mos na bëjë të heqim dorë prej saj ai që e nënçmon ose që e përshkruan me cilësi të liga. Kjo nuk duhet të ulë vlerën e saj në zemrat tona, përkundrazi duhet ta forcojë edhe më shumë, sepse ata nuk e luftuan këtë rrugë veçse për faktin se është rruga e së vërtetës, ndërsa ata vetë duan humbjen.
Prandaj kini kujdes prej tyre, o robër të Allahut! Mos u mjaftoni vetëm me një pretendim formal të përkatësisë (ndaj Islamit), e as me një të bërit sikur di, pa mësuar vërtet. Merreni diturinë nga dijetarët e njohur për të, ata që janë të qëndrueshëm në rrugën e drejtë.
Shmangni këto rrugë të shtrembra, prej të cilave na ka paralajmëruar Allahu: وَلَا تَتَّبِعُوا السُّبُلَ فَتَفَرَّقَ بِكُمْ عَنْ سَبِيلِهِ
“…dhe mos ndiqni rrugë të tjera, pasi ato do t’ju ndajnë e do t’ju largojnë nga Udha e Tij” (En‘am 153).
Rruga e Allahut të Lartësuar dhe të Madhërishëm, shtegu i Tij i drejtë – kjo është ajo që duhet ndjekur. Ne kemi nevojë jetike për këtë, sidomos tani kur sprovat janë shtuar, thirrësit e humbjes janë bërë të shumtë, dhe mjetet që përhapin të keqen mes njerëzve janë të panumërta.
Janë mjete të rrezikshme që arrijnë deri te njerëzit në shtëpitë e tyre, madje edhe mbi shtratin e tyre: thërrasin drejt humbjes, thërrasin drejt shthurjes, drejt epsheve të ndaluara dhe ideve të shtrembra.
Ata ftojnë drejt shthurjes, epsheve të ndaluara dhe ideve të shtrembra, dhe e quajnë këtë ‘zgjerim perspektive’ dhe ‘zgjerim kulture’, duke thënë: ‘Mos mbet i ngurtë, mos u bëj ekstremist.
Por një mysliman nuk duhet të largohet për shkak të këtyre mashtrimeve nga metoda (men’hexhi) e selefëve, nga rruga (medh’hebi) e tyre dhe nga dija e tyre.
Rruga e selefëve është më e sigurt, më e ditur dhe më e drejtë se rruga e pasardhësve (halefit). Dija e selefëve është e pastër, e bazuar mbi Kur’an dhe Sunet, ndërsa dija e pasardhësve ka shumë përzierje, gjëra të huaja dhe nuk është e filtruar. Dija e selefëve, përkundrazi, është e pastër dhe e qartë.
Prandaj, librat e selefëve, me kalimin e kohës, duken gjithnjë më të pastër dhe më të thjeshtë, pa zbukurime të tepruara dhe pa e ngatërruar pa nevojë.
Siç thotë dijetari i njohur Ibën Rexhebi, Allahu e mëshiroftë, në librin e tij “Fad’lu ilmis-selefi ala ilmil-halef”:
“Selefët flasin pak, por dijenia e tyre është e madhe; pasardhësit (halefi) flasin shumë, por dijenia e tyre është e pakët.”
Prandaj duhet të jemi të vëmendshëm ndaj këtij realiteti. Kjo është rruga e selefëve, dhe nuk ka shpëtim veçse duke e ndjekur dhe duruar në të.
Gjithashtu, duhet të jemi të kujdesshëm, sepse ka gjëra që u atribuohen selefëve, por në të vërtetë janë të pavërteta dhe nuk bëjnë pjesë në metodën e tyre – ndaj duhet të kemi kujdes nga këto mashtrime.
Shejh Salih elFeuzan, Allahu e ruajttë!
https://groups.google.com/g/abtabtabt/c/jhhcNNRlfp8/m/cTMuy7g_iuAJ
Përktheu: Besim Gjelaj