Kronologji e shkurtër rreth shiitëve – rrafidavë
Kronologji e shkurtër rreth shiitëve – rrafidavë
1. Pas vdekjes së Pejgamberit salAllahu alejhi ue selem (11 H)
U krijua mospajtim mbi udhëheqjen: shumica zgjodhën Ebu Bekrin radijAllahu anhu për halife, ndërsa një pakicë e vogël mendonte se Aliu radijAllahu anhu kishte të drejtë për të qenë halife.
Kjo pakicë quhej Shia, që do të thotë simpatizantë dhe nuk kishin asgjë kundër Ebu Bekrit radijAllahu anhu.
2. Gjatë sundimit të Aliut radijAllahu anhu (35-40 H), u përshkallëzua situata dhe lindi grupi “Shiatu Ali” – ndjekës të Aliut radijAllahu anhu.
Pas vrasjes së Aliut nga havarixhët, ndarjet u thelluan më tej.
3. Vrasja e Husejnit në Kerbela (61 H), birit të Aliut radijAllahu anhu, nga ushtria e Jezidit, shkaktoi një tronditje të thellë dhe ky ngjarje u kthye në pikën qendrore emocionale dhe ideologjike të shiizmit.
4. Me kalimin e kohës, shiizmi u përça në disa sekte:
Zejditë;
Imamijët (dhe më pas Ithne Asherijeh) – që janë grupi kryesor sot;
Ismailitë
Më pas, u zhvillua doktrina e imamatit: Se udhëheqja islame u takon vetëm pasardhësve të Aliut që rrjedhin nga Husejni radijAllahu anhuma.
5. Përhapja e shiizmit nën sundimin e Safevivë në Iran. Safevitë (907 H; 1501 e.r.) e shpallën shiizmin imamij si fe shtetërore në Iran, duke e përhapur atë me dhunë. Deri atëherë, shumica e iranianëve ishin sunitë.
6. Ata janë shumicë në Iran, Irak, Bahrejn dhe Liban jugor. Dallojnë nga sunitë në shumë çështje esenciale të fesë islame, politike dhe historike.
7. Besimet dalluese të shiitëve (veçanërisht Imamijëve – Rafidavë)
a-Besojnë se imamët janë të pagabueshëm (ma’suminë), ata dymbëdhjetë imamët pas Pejgamberit salAllahu alejhi ue selem, kanë dituri të fshehtë (ilmul-gajb) dhe janë udhëzuar drejtpërdrejt nga Allahu i Lartësuar.
b-E përdorin tukjen. Që do të thotë lejohet gënjeshtra për të fshehur besimin e tyre kur janë të rrezikuar apo kur janë në mesin e sunive.
c-Shpifin ndaj sahabëve. Sipas tyre, shumica e sahabëve (shokëve të Pejgamberit salAllahu alejhi ue selem) konsiderohen si tradhtarë dhe pabesimtarë.
d-E mallkojnë Ebu Bekrin, Umerin dhe Aishen radijAllahu anhum. Madje Aishen radijAllahu anha, gruan e Pejgamberit salAllahu alejhi ue selem, e akuzojnë me amoralitet edhe pse Allahu i Lartësuar ka zbritur ajete dhe e ka pastruar nga kjo akuzë.
8. Revolucioni iranian (1979) solli besimin shiitë nën sundimin e Khomeinit, i cili erdh nga Franca dhe me ndihmën e francezëve e mori pushtetin, si dhe u shpall “udhëheqës suprem” i Iranit dhe i gjithë shiitëve kudo që jetojnë.
Irani ka përhapur shiizmin përmes Hezbollahit në Liban, Huthive në Jemen, Hashed Sha’bij në Irak, dhe përmes Hafiz el-Esedit dhe përmes Beshar el-Esedit në Siri.
Synimi i tyre është zgjerimi i “hilafetit shiitë ” nën kontrollin iranian.
9. Dëmi i tyre ndaj umetit islam është shumë i madh: Shiitët historikisht kanë bashkëpunuar me pushtuesit: me mongolët, me kryqtarët, dhe sot me gjitha forcat e pabesimtarëve kundër sunitëve.
Si dhe e kanë shtrembëruar fenë përmes mitologjizimit të imamëve, përmes ritualeve të çoroditura (qëllimi i vetëdëmtimit në Ashura), dhe duke shkaktuar përçarje.
10. Pretendimi i “Mehdiut të fshehur” (Imami i 12-të). Imamijët (Rafiditat) besojnë se imami i 12-të, Muhammed ibën Hasan el-Askeri, ka hyrë në vend dhe është fshehur aty në vitin 260 H. Ata besojnë se ai është ende gjallë dhe do të dalë si Mehdiu i vërtetë. Kjo është një nga shtyllat qendrore të besimit të tyre.
Kjo çon në besimin se: Nuk ka udhëheqje të vlefshme për muslimanët derisa të dalë ai, prandaj çdo sistem tjetër konsiderohet i pavlefshëm.
11. Shtrembërimi i Kur’anit. Shumë prej dijetarëve të hershëm shiitë kanë pohuar se Kur’ani është shtrembëruar dhe mungojnë ajete që përmendin Aliun. Shumë libra të tyre përmbajnë këtë devijim.
12. Ashura dhe ritualet e tyre të çoroditura. Më 10 Muharrem, shiitët vajtojnë për Husejnin dhe zhvillojnë rituale vetëdëmtuese si goditje me zinxhirë, gjakosje me shpata, dhe vajtime publike histerike.
Kjo është një shpikje e mëvonshme, e huazuar nga zakonet persiane (idhujtarë), dhe nuk ka lidhje me mësimet e Islamit. Madje është e ndaluar në Islam.
13. Mashtrimi me termin “dashuri për Ehli Bejtin”. Shiitët e përdorin dashurinë për Ehli Bejtin si mbulesë për shpifjet ndaj sahabëve, për përçarjen e umetit dhe ngritjen e imamëve të tyre në nivel hyjnor.
Ndërsa Ehli Suneti i do Ehli Bejtin me drejtësi dhe pa tejkaluar kufijtë.
14. Qëndrimi i dijetarëve të Ehli Sunetit ndaj Rrafidave
Ibën Tejmije, Allahu e mëshiroftë, në “Min’haxhus-Sunneh” ka thënë:
“Imamët si Ebu Hanife, Malik, Shafii, Ahmed, e të tjerë, janë të pajtimit që Rafidat janë ndër më të humburit dhe më të rrezikshmit për këtë fe.”
Krimet e shiitëve ndaj sunitëve në vitet e fundit
1. Iraku pas 2003 (pas pushtimit amerikan)
Pas rrëzimit të Sadam Huseinit, Irani e shfrytëzoi vakumin për të vendosur ndikimin e tij.
U formuan milici shiite si: Xhejsh el-Mehdi, Hashed Sha‘bij.
Këto grupe masakruan mijëra sunitë: djegën xhami të sunive, i varrosen për se gjalli, kryen tortura me shpime elektrike dhe prerje kokash.
Në shumë qytete si Bagdad, Basra, Fal-luxhah, Mosul u bë spastrim sektar kundër sunitëve.
2. Siria (që nga 2011)
Regjimi i Beshar el-Esadit (aleat i Iranit) nisi luftën kundër popullit të tij – shumica absolute sunitë.
Milicitë shiite si Hezbollahu (Liban), Fatimijjun (afganë), Zejnebijjun (pakistanezë) erdhën për të masakruar sirianë sunitë.
Masakra si ajo e Huulës (2012), Guutah, Aleppo, janë dëshmi e gjenocidit me mbështetje shiite.
3. Jemeni (nga viti 2014 e tutje)
Grupi shiit Huthi (Zejdijë radikalë të mbështetur nga Irani) morën kontrollin e Sanas dhe filluan persekutimin e sunitëve. Sulmuan xhamitë, vranë dijetarë suni dhe bombarduan lagje të sunive.
4. Libani dhe Hezbollahu
Hezbollahu ka imponuar kontroll sektar mbi jugun e Libanit, me diskriminim dhe kërcënime për sunitët.
Në bashkëpunim me regjimin e Sirisë, ka ndihmuar në vrasje dhe arrestime të opozitarëve sunitë.
5. Ah’vaz dhe Blushistan (Irani)
Në krahinat sunite të Iranit (Ah’vaz arab dhe Blushistanin belushij), regjimi rafidi ka kryer arrestime, ekzekutime publike, ndalime të hutbave dhe ndalime të emrit “Ebu Beker”, “Umer” dhe “Aishë”.
Janë ekzekutuar hoxhallarë sunitë vetëm pse kanë mbajtur qëndrime të pavarura.
Pas gjithë kësaj, lexuesi duhet ta kuptojë se Irani dhe shiitët nuk kanë asnjë lidhje me Islamin. Madje, vetë emri i shtetit të tyre – i ashtuquajturi “Republika Islamike e Iranit” – është thjesht një emër mashtrues, për të mbuluar devijimin e tyre.
Besim Gjelaj