Për ta kuptuar rrezikun e madh që paraqesin rrafidat (shiitët) për Islamin dhe muslimanët, lexoje këtë tregim.

Për ta kuptuar rrezikun e madh që paraqesin rrafidat (shiitët) për Islamin dhe muslimanët, lexoje këtë tregim.

Provë për këtë është vet ngjarja tronditëse e Imam Ebu Bekër en-Nabulsiut – Allahu e mëshiroftë!

Imam Dhehebiu, Allahu e mëshiroftë, ka thënë:

“Kur fatimit (të njohur ndryshe si ‘ubejdijtë, nga radhët e rrafidave) morën pushtetin në Egjipt, ndaluan faljen e namazëve, persekutuan ehlu sunetin dhe masakruan shumë prej dijetarëve të saj.

Sundimtari i tyre, el-Mu’iz, thirri dijetarin e njohur Ebu Bekër en-Nabulsiun dhe i tha:

“Më kanë thënë se ke deklaruar: Po të kisha dhjetë shigjeta, do të hidhja nëntë prej tyre kundër romakëve dhe vetëm një kundër fatimive.”

Ai u përgjigj: “Jo!”

Mu’iz mendoi se ai ishte penduar, dhe i tha: “E si është atëherë e vërteta?”

Ebu Bekri u përgjigj me vendosmëri:

“Jo, por e kam thënë të kundërten – duhet të hidhen nëntë kundër jush, fatimive, dhe vetëm një kundër romakëve!”

Pasi dëgjoi këtë, Mu’iz urdhëroi që ditën e parë të nxirrej publikisht dhe të turpërohej.

Ditën e dytë u rrah mizorisht me kamxhik.

Ndërsa në ditën e tretë, urdhëroi një kasap hebre që ta rrjeptë për së gjalli – filloi nga maja e kokës deri në fytyrë – e gjatë gjithë kësaj kohe, ai e përmendte Allahun dhe përsëriste këtë ajet:

“كَانَ ذَٰلِكَ فِي الْكِتَٰبِ مَسْطُورًا”

“Kjo është e shkruar në Librin (e Përjetshëm të Vendimeve Tona)” (Isra 58).

Kur kasapi arriti deri te krahu, ndjeu mëshirë për të dhe e goditi me thikë në zemër për t’ia shkurtuar dhimbjen.
Më pas, lëkura e tij u mbush me kashtë dhe u vari në shtyllë për ta poshtëruar. Vrasja e en-Nabulsiut u krye në vitin 363 H.

(Sijer ‘Alamin-Nubela 16/148)
Përktheu: Besim Gjelaj

Artikuj të lidhur

Shikoni gjithashtu
Close
Back to top button