Dallimi mes shejtanëve dhe xhindeve!

Pyetja: Çfarë dallimi ka mes xhindëve dhe shejtanëve? A janë ata të njëjtit lloj?

Përgjigjja: Shejtanët mund të jenë si nga xhindët, ashtu edhe nga njerëzit, siç thotë Allahu i Lartësuar:

وَكَذَلِكَ جَعَلْنَا لِكُلِّ نَبِيٍّ عَدُوّاً شَيَاطِينَ الْأِنْسِ وَالْجِنِّ يُوحِي بَعْضُهُمْ إِلَى بَعْضٍ زُخْرُفَ الْقَوْلِ غُرُوراً

“Dhe kësisoj Ne kemi caktuar për çdo Pejgamber armiq – shejtanët nga njerëzit dhe xhindet duke frymëzuar njëri-tjetrin me fjalë të stolisura për mashtrim”
(En’am 112).

Madje, shejtani mund të jetë edhe nga krijesat që nuk kanë logjikë, siç ka thënë Pejgamberi salAllahu alejhi ue selem: “Qeni i zi është shejtan.“

Ndërsa xhindët janë prej pasardhësve të Iblisit, siç thotë Allahu i Lartësuar:

أَفَتَتَّخِذُونَهُ وَذُرِّيَّتَهُ أَوْلِيَاءَ مِنْ دُونِي وَهُمْ لَكُمْ عَدُوٌّ بِئْسَ لِلظَّالِمِينَ بَدَلاً

“A do ta merrni atë (Iblisin) dhe pasardhësit e tij për miq në vend të Meje, ndërkohë që ata (Iblisi dhe pasardhësit e tij) janë armiq të hapur për ju? Sa e mjerë është kjo zgjedhje për jobesimtarët!”
(Kehf 50).

Po.

Shejh Ibën Uthejmin, Allahu e mëshiroftë!
(Nurun ala Dërb 310)
Përktheu: Besim Gjelaj

Vizitoni faqen tonë: Indeksi Islam, YouTube-in, Telegramin dhe Facebook-in.

Related Articles

Back to top button