Një dijetar i vetëm është më i rëndë për Iblisin (shejtanin) së sa njëmijë adhurues

Shejh Muhamed ibën Salih, elUthejmin, Allahu e mëshiroftë, ka thënë:

Tregohet së ushtarët e Iblisit njëherë ju afruan dhe i thanë atij: O zotëria ynë, të shohim që gëzohesh me vdekjen e një dijetari dhe nuk gëzohesh me vdekjen e mijëra adhuruesve. Një adhurues i tillë e adhuron Allahun natën e ditën, thotë subhanAllah dhe la ilahe il-lAllah, agjëron dhe jep lemoshë. Nuk gëzohesh për vdekjen e njëmijë të tillëve dhe gëzohesh për vdekjen e një dijetari!?

Iblisi tha: Po. Unë, ua sqaroje juve këtë. Shkoj tek një adhurues dhe i tha: O ti shejh, a ka mundësi Allahu që t’i fus qiejt në brendësinë e vesë?

Ai tha: Jo. (shejh Uthejimin thotë) Pa dyshim ky është një gabim i madh.

Pastaj shkoj tek një dijetarë dhe i tha: A ka mundësi Allahu që t’i fus qiejt në brendësinë e vesë?

Dijetari tha: Po.

Iblisi tha: E si mundët?

Dijetari tha: Vërtetë, çështja është, kur Allahu dëshiron diçka vetëm i thotë bëhu dhe ajo bëhet. Pra në qoftë së ju thotë qiejve, bëhuni në brendësinë e vesë ashtu do të bëhet.

Atëherë Iblisi ju tha: Shikojeni dallimin mes dijetarit dhe adhuruesit!

(Sher’hul-Mumti’ 5/322)
Përktheu: Besim Gjelaj

Artikuj të lidhur

Back to top button