Përgjigje ndaj atyre që thonë se shtetet muslimane paguajnë “xhizje” për Amerikën!

Pyetja:
Cili është gjykimi i dhënies së ndihmave të mëdha financiare jobesimtarëve?
Përgjigja:
Nëse kjo bëhet për interesin e myslimanëve, nuk ka të keqe. U jepet për të parandaluar të keqen e tyre. Madje edhe nga zekati u jepet atyre që kanë zemrat e tyre të prirura drejt Islamit, nga ata që shpresohet të ndalen nga të bërit keq ndaj myslimanëve (edhe pse janë jobesimtarë).
Pra, një jobesimtar që shpresohet të parandalohet nga dëmi ndaj myslimanëve, i jepet nga zekati – që është obligim i detyrueshëm – e si të mos i jepet nga një pasuri që nuk është zekat, me qëllim që të parandalohet sherri i tij ndaj myslimanëve?
Kjo është prej gjërave që disa injorantë i konsiderojnë si ‘miqësi’ (me jobesimtarët), por kjo nuk është miqësi (muvalat), kjo është maturi politike (mudarat), për t’u mbrojtur nga rreziku dhe e keqja e tyre ndaj myslimanëve.
(el-Fetawa el-Muhimme fi Tebsiril-Umme f. 73)
Përktheu: Besim Gjelaj