Në rast se kurbani sëmuret apo e thyen këmbën! 

Pyetje: Ai që blen kurban për familjen e tij, pastaj kurbani sëmurët apo e thyen këmbën, a bën të theret ajo kafshë për kurban?! 

Përgjigja: Dijetarët, Allahu i mëshiroftë, kanë thënë: “Ai i cili e përcakton kurbanin dhe thotë: Ky është kurbani im, vetëm se konsiderohet kurban! 

E, në qoftë se ajo sëmuret apo e thyen diçka nga trupi i saj, nëse ju jeni shkaku, atëherë kafsha nuk bën për kurban! Kështu që, është obligim për ju që ta bleni një tjetër të ngjashme apo më të mirë. E nëse ju nuk jeni shkaku, atëherë bën për kurban.” 

Shejh Ibën Uthejmin, Allahu e mëshiroftë!
| Fetawa 25/99 |
Përktheu: Besim Gjelaj

Vizitoni faqen tonë: Indeksi Islam, YouTube-in, Telegramin dhe Facebook-in.

Related Articles

Back to top button