Ngritja e duarve kur imami është në hytbe!

Pyetja: Cili është gjykimi i ngritjes se duarve kur imami e mban hytben e Xhumasë?

Përgjigja: Ngritja e duarve (për të bërë lutje) kur imami e mban hytben e Xhumasë nuk lejohet! Madje e kanë qortuar sahabet (radijAllahu anhum) Bishër ibën Mervan, kur ai i kishte ngritur duart gjatë hytbes se Xhumasë.

Mirëpo, nga kjo bën përjashtim lutja për shi, sepse kjo është vërtetuar nga Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ue sel-lem, se i kishte ngritur duart e tij në ditën e Xhuma, duke ju lutur Allahut të Lartësuar për shi! Poashtu edhe njerëzit i kishin ngritur duart bashkë me të!

Pos kësaj, nuk duhet ngritur duart për lutje gjatë hytbes se Xhumas!

Shejh Ibën Uthejmin, Allahu e mëshiroftë!
Fetawa Erkanul-Islam f. 323-324 |
Përktheu: Besim Gjelaj

Vizitoni faqen tonë: Indeksi Islam, YouTube-in, Telegramin dhe Facebook-in.

Related Articles

Back to top button