Kujdes, sepse përgojimi është sikur ta hash mishin e vëllait për se vdekuri!
Shejh AbdulAziz ibën Baz, Allahu e mëshiroftë ka thënë:
Të folurit për nderin e muslimanëve kurse ata e urrejnë këtë, është gjë e urryer e madhe, si dhe është nga përgojimi (gibeti) i ndaluar dhe është nga mëkatet e mëdha.
Bazuar në fjalën e Allahut të Lartësuar:
وَلَا يَغْتَب بَّعْضُكُم بَعْضًا ۚ أَيُحِبُّ أَحَدُكُمْ أَن يَأْكُلَ لَحْمَ أَخِيهِ مَيْتًا فَكَرِهْتُمُوهُ
“..dhe mos përgojoni njëri-tjetrin, a mos ndonjëri prej jush e dëshiron ta hajë mishin e vëllait të vet të vdekur? Atë pra e urreni!…”
(Huxhurat 12).
Andaj, është obligim për ty o rob i Allahut që mos ta shoqërosh atë që i përgojon muslimanët!
(Mexh’mu-ul-Fetawa 9/239)
Përktheu: Hoxhë Besim Gjelaj