Dituria që patjetër duhet mësuar
Pyetja:
Cila është dituria që patjetër duhet ta mësoi çdo mysliman dhe myslimane?
Përgjigja:
Dituria e cila duhet ta mësoi çdo mysliman dhe myslimane është:
E para: Dituria për çështjet e Teuhidit dhe gjithë çfarë e kundërshton atë, me qëllim që mos të bie në gjëra që e kundërshtojnë Teuhidin si shkak i mos dijës së tij.
E dyta: Të mësoi për dispozitat e adhurimit dhe veprimit të ndërsjellët që i nevojitën gjatë ditës dhe natës. Pastaj, i mëson dispozitat e pastërtisë dhe namazit nëse ka arritur moshën kur i obligohet namazi. Pastaj i mëson dispozitat e zekatit, nëse posedon pasuri në atë masë sa që obligohet me nxjerrjen e tij.
Pastaj, i mëson dispozitat e haxhit, nëse i është bërë obligim haxhi.
Pastaj, i mëson dispozitat e shitblerjes, nëse bën shitblerje me dinar dhe derhem, e kështu me radhë.
Pra, dituria e cila duhet ta mësoi çdo mysliman është: Njohja e Teuhidit dhe gjërave që e zhvleftësojnë atë, kështu që mos të bie në kundërshtime të tij si shkak i mos dijës. Si dhe të mësoi nga dispozitat e adhurimit dhe veprimit të ndërsjellët, aq sa ka nevojë për të praktikuar fenë e vet duke e adhuruar Zotin e tij, si dhe të mësoi së si të sillet me vëllezërit e tij dhe me krijesat në përgjithësi, kurse, çfarëdo që shton me shumë, ajo është e pëlqyer.
Shejh Muhamed Bazimul, Allahu e ruajttë!
(Kaseta: Usul uel-Kavaid fil-Men’hexh)
Përktheu: Hoxhë Besim Gjelaj