Thirrja e Muhamed ibën Abdul-Vehabit

Përgjigje e fuqishme për çdo sharlatan dhe qyqarë që i akuzon të tjerët me termin “Vehabizem”

Thirrja e Muhamed ibën Abdul-Vehabit

Pyetja:

Një njeri thotë: Po dëgjojmë shumë për (të ashtuquajturin) Vehabizmin dhe po dëgjojmë së ata e urrejnë dërgimin e salaveteve mbi Pejgamberin salAllahu alejhi ue selem, e as nuk e vizitojnë varrin e tij salAllahu alejhi ue selem dhe disa shujuh thonë së Pejgamberi salAllahu alejhi ue selem ka paralajmëruar për ta: “Nexhdi është briri i shejtanit”, cila është përgjigja juaj për këto fjalë?

Përgjigja:

Në fakt kjo pyetje, me keqardhje e them, ka lënë gjurmë të mëdha tek shumë myslimanë. Kjo ka ardh si shkak i propagandës së politikës në të kaluarën, mirëpo kësaj politikë i ka kaluar koha dhe i ka përfunduar, sepse kjo ishte pjesë e politikës së shtetit turk –nuk po e zgjas me shumë, porse ky është vetëm një pasqyrim i shkurtër- e shfaqën (këtë akuzë) ditën kur u shfaq ky njeri i ditur dhe përmirësues, i quajtur Muhamed ibën Abdul-Vehab në disa vende të Nexhdit duke i thirrur njerëzit në sinqeritet për të cilin veç së folëm më parë, në adhurim të Allahut të Vetëm dhe mos t’i behët shirk asgjë Atij. Gjurmët e të cilit (shirkut) fatkeqësisht akoma janë prezent në disa vende islame, gjë që në këtë vend (Nexhd dhe rrethina e tij), nga ka dalë shejhu përmirësues Muhamed ibën Abdul-Vehab , Allahu e mëshiroftë, nuk është më prezent shirku.

Në këtë zonë deri me tani, lavdi i qoftë Allahut, nuk ka ndonjë lloj shirku siç e shohim në shumë vendet islame: Egjipt, Jordani dhe Siri, apo në vendet e huaja, apo në Iran. Lajmi i Homeinit dhe vdekjes së tij, konsiderimi i varrit të tij si Qabe ku iranianët e vizitojnë, ky lajm për juve nuk është i hershem.

Ky njeri (Muhamed ibën Abdul-Vehabi) kur u shfaq dhe thirri për adhurimi ndaj Allahut të Plotfuqishëm e të Vetëm u akordua me një urtësi që e dëshiroi Allahu i Plotfuqishëm. Kjo urtësi ishte prania e një princ prej princave të Nexhdit, e ky ishte Su’udi, gjyshi i mbretit aktual (të Arabisë Saudite).

Bashkëpunojë shejhu me princin dhe bashkëpunoj dituria me shpatën. Filluan ta përhapin thirrjen e Teuhidit në vendet e Nexhdit duke i thirrur njerëzit nganjëherë –dhe kjo është kështu në parim- nganjëherë me fjalë, e nganjëherë me shpatë. Kush i përgjigjet fjalës, kjo ishte ajo që kërkohej, se përndryshe nuk do të realizohej thirrja veç së me forcë.

U përhap kjo thirrje sa që arriti edhe në vende të tjera, duke pas parasysh së vendet e Nexhdit dhe vendet tjera islame për rreth saj, siç është: Iraku, Jordania e shumë të tjera ishin nën pushtetin e turqve, të cilët e mbanin pushtetin me trashëgimi (njëri pas tjetrit).

Kur u manifestua emri i këtij njeriut me dituri dhe këtij princi me administrim, u përhap e u përhap (thirrja e tij), turqit u frikësuan së në boten islame do të shfaqet një shtet që e sfidon shtetin e turqve! Insistuan ta zhdukin edhe pse ishte mu në vatrën e vet (si shtet fillestar), me thashetheme të kota ndaj tyre, me gënjeshtra dhe shpifje ashtu siç u ceken në pyetje apo shumë gjëra të tjera, kurse ato që i dëgjojmë ne, janë shumë e me shumë. Unë thash me herët së shkaku kryesorë është faktori politik, pra ky është shkaku.

Mirëpo, kjo politikë ka përfunduar dhe ne nuk jemi duke bërë hulumtim historik.

Kurse, shkaku tjetër është injoranca e njerëzve ndaj kësaj thirrjeje. Kjo injorancë ma kujton mua një tregim që e kam lexuar në disa nga revistat. Dy burra polemizonin rrugës për thirrjen e Muhamed ibën Abdul-Vehabit të cilën (thirrje) e quajnë vehabizëm.

Sikur njerëzit të mendonin për atë që e flasin, veç kjo fjalë që e thonë do t’ju mjaftonte si përkujtim së ata janë duke gabuar kur e pohojnë këtë. Sepse, shprehja vehabizem nëse duam të shikojmë për prejardhjen e saj dhe kujt i atribuohet, e shohim së vehabizmi i atribuohet emrit elVehab, e kush është elVehab? Ai është Allahu i Lartësuar!

Pra, shprehja Vehabizem është nder dhe nuk është nënvlerësim, mirëpo është një shembull që e thonë tek ne, në Siri: “Në veshët e tyre është një gjë e frikshme sikur bubullima shumë e frikshme”. (sipas tyre) Vehabitë nuk e besojnë të Dërguarin, nuk besojnë në diçka tjetër pos Allahut!

Ky hulumtim ma kujtoj rastin e këtyre dy burrave që polemizonin, e ky injoranti pretendonte që ata (Vehabitë) nuk besojnë veç se në Allahun, kurse Muhamedin si të dërguar të Allahut nuk e besojnë dhe nuk thonë veç se La ilahe Il-lAllah.

Tek ne, në Sham duke u bazuar në këtë tregim të Shamit, duhet t’ju them juve me dialektin e Shamit, kur pranë juve kalon konsulli apo ambasadori saudian në këtë vend (Siri), flamuri i vendit të tij valon në makinën e tij dhe aty shkruan qartë La ilahe il-lAllah Muhamedun resul-Ullah.

O njerëz kini frikën Allahut! Si thoni këta njerëz nuk besojnë në diçka tjetër pos Allahut, kurse flamuri i tyre është i vetmi flamur në dynja, në të cilin shkruan deklarata e Teuhidit, për të cilin Pejgamberi salAllahu alejhi ue selem ka thënë: “Jam urdhëruar t’i luftojë njerëzit deri sa të dëshmojnë fjalën La ilahe Il-lAllah Muhamedun resul-Ullah, e kur ta thonë këtë, është i garantuar gjaku i tyre dhe pasuria e tyre, përveç së me të drejtë, kurse llogaria i takon Allahut”.

Si thoni për këta njerëz dhe shpifni ndaj tyre, kurse ky është flamuri i tyre i ngritur që simbolizon atë iman që është në gjokset e tyre!

Kjo është gjëja, gjëja më e madhe dhe me e rëndësishmja. Për këtë flamur mund të thuhet që është i falsifikuar dhe është thjesht një pretendim mashtrues etj, mirëpo si është gjendja e tyre, deri me tani njerëzit e bëjnë haxhin të sigurt dhe të qetë, këtë (haxhilerët) nuk e përjetuan në kohën e turqve të cilët i kanë përhap këto thashetheme ndaj tyre dhe këto shpifje të rrejshme.

Ju e dini që shumë vite prindërit tanë, e aq me keq gjyshërit tanë, ishte e domosdoshme për çdo ekuipazh të haxhilerëve nga cilido vend të shoqërohej nga njerëzit e armatosur, të gatshëm për t’i mbrojtur njerëzit e atij ekuipazhi nga kusarët.

SubhanAllah! Kjo gjë ka kaluar dhe ka përfunduar, me çfarë politike? Me politiken të cilën ata e quajnë Vehabije deri në këtë çast.

Në qoftë së kushtimisht themi së ky flamur që valon dhe e manifeston imanin e mirëfilltë dhe Teuhidin e pastër, e që krahas tij është imani në Muhamedin si pejgamber, është i falsifikuar dhe i shpifur, a nuk po shihni se ata qëndrojnë në xhamia duke e adhuruar Allahun. Myezini e thirr ezanin ashtu siç thirret në çdo vend. Me përjashtim disa shtesa (që s’kanë bazë) para dhe pas ezanit që thuhen në vende tjera, aty nuk thuhen, sepse ata e pasojnë sunetin.

Nuk e mohon askush fjalën e Pejgamberit salAllahu alejhi ue selem, ai është pejgamberi i islamit dhe i gjithë krijesave në çdo kohë dhe çdo vend, mirëpo (veprimi i tyre) është si shkak i pasimit të selefit, siç thuhet: Çdo e mirë është në pasimin e selefit, e çdo e keqe është në shpikjet e halefit!

Deri me tani, njerëzit shkojnë në haxh dhe e dëgjojnë këtë ezan me dëshminë se vetëm Allahu duhet të adhurohet dhe me dëshminë së Muhamedi është pejgamber, pastaj falën sikur na, e përmendin Pejgamberin salAlahu alejhi ue selem dhe sa herë që e përmendin, dërgojnë salavate mbi të ndoshta me shumë së sa këta njerëz që shpifin ndaj tyre, që thonë Vehabitë nuk e donë Pejgamberin salAllahu alejhi ue selem dhe nuk dërgojnë salavat mbi të!

O njerëz kini frikën Allahut! Kjo është shpifje që realiteti i tyre (që ata i quajnë Vehabij) e hedh poshtë.

Sa që nuk mund të thuhet së këta njerëz bëjnë lajka, porse kjo është si shkak i asaj që buron nga zemra e tyre, imani në La ilahe il-lAllah Muhamedun resul-Ullah, si dhe ecja në rrugën e Pejgamberit salAllahu alejhi ue selem, duke mos shtuar asgjë dhe nuk po them duke pakësuar, sepse pakësimi është gjë e natyrshme tek njeriu.

Nuk mundet njeriu (që ta ndaloj pakësimin) – mirëpo në aspektin e akidës as nuk shton e as nuk pakëson, kurse në aspektin e adhurimit nuk shton, mirëpo pakësimi ndodh, si për shembull , disa nuk falën natën kur njerëzit flenë, mirëpo ky pakësim nuk ndikon në akiden e tij, e as në Islamin e tij, pra kjo fjalë (shpifje) deri me sot është shpifje ndaj këtyre, kurse ata janë të pastër nga kjo ashtu siç thuhet: Është i pastër ujku nga gjaku i birit të Jakubit!

Shejh Albani, Allahu e mëshiroftë!
(Silsiletul-Huda ueN-nur Nr. i kasetës 291)
Burimi:
Përktheu: Hoxhë Besim Gjelaj

Back to top button