Therja e dhisë apo cjapit për akika


• Pyetja:

A lejohet therja e dhisë për akika apo jo? Si dhe, a lejohet therja e saj me rastin e martesës?

• Përgjigja:

Sa i përket pyetjes së tij, se a lejohet therja e dhisë për akika, po lejohet! Sepse, ndoshta dikush mendon së për akika nga bagëtitë nuk vlejnë të tjerat përveç deles. Por nuk është kështu!

Vlen një dele apo një dhi! Mirëpo, më mirë është të jetë dele, të jetë e majme, pra të ketë shumë mish. Për djalë dy dele, kurse për vajzë një! Therja bëhet në ditën e shtatë.

Dijetarët kanë thënë: “Nëse nuk mundet në këtë ditë, atëherë në ditën e katërmbëdhjetë, e nëse nuk mundet as në këtë ditë, atëherë në ditën e njëzetenjët. Pas kësaj ditë nuk merren në konsideratë javët. Që do të thotë pas ditës së njëzetenjët, e bëni therjen e akikas në cilëndo ditë. Një dhi bën në vend të deles!

Deveja dhe lopa bën në vend të deles, mirëpo nuk bën të bashkohen shtatë akika në një deve apo lopë! Patjetër duhet të jetë vetëm një akika. Kurse, pyetja e dytë për therjen e dhisë me rastin e martesës, kjo nuk ka lidhje, sepse qëllimi është organizimi i ceremonisë (velimes), qoftë duke prerë pulë apo dhi, dele, apo lopë, apo diçka tjetër nga bagëtitë!

~ Shejh Ibën Uthejmin, Allahu e mëshiroftë!

https://binothaimeen.net/content/12331

Përktheu: Besim Gjelaj

Back to top button