Gjykimi i namazit për fetusin e abortuar
Pyetja: A është obligim namazi dhe lëmosha për fetusin e abortuar në qoftë së fetusi i ka dy muaj apo më pak?
Përgjigja: Sa i përket fetusit kjo çështje dallon; në qoftë së fetusi i ka kaluar katër muaj dhe i është dhënë shpirti, në këtë rast pastrohet (qefinoset), i falët namazi, i ngjitët emri dhe i bëhet akika (kurbani). Kjo është më mirë, këtë e kanë pohuar dijetarët.
E në qoftë së ndodh para katër muajve, në këtë rast nuk pastrohet, nuk i falët namazi. Nuk konsiderohet fetus përderisa nuk i është dhënë forma dhe nuk i është dhënë shpirti.
Nëse është vetëm copë mishi dhe gjaku, atëherë nuk është asgjë, andaj nuk pastrohet, nuk i falët namazi. Porse pastrohet, i falët namazi dhe i ngjitët emri nëse abortimi ndodh pas muajit të katërt dhe kur i është dhënë shpirti.
Shejh AbdulAziz ibën Baz, Allahu e mëshiroftë!
Burimi: https://binbaz.org.sa/fatwas/4556/%D9%85%D8%A7-%D8%AD%D9%83%D9%85-%D8%A7%D9%84%D8%B5%D9%84%D8%A7%D8%A9-%D8%B9%D9%84%D9%89-%D8%A7%D9%84%D8%AC%D9%86%D9%8A%D9%86-%D8%A7%D9%84%D8%B3%D9%82%D8%B7
Përktheu: Besim Gjelaj
Vizitoni faqen tonë: Indeksi Islam, YouTube-in, Telegramin dhe Facebook-in.