Si ndryshohet e keqja me zemër?

Si ndryshohet e keqja me zemër?

Pyetja:

Cila është mënyra e ndryshimit të së keqes me zemër?

Përgjigjja:

Ndryshimi i së keqes me zemër nënkupton që njeriu ta urrejë atë dhe të mos qëndrojë në shoqëri me ata që e bëjnë. Sepse të ulesh me ta pa e kundërshtuar të keqen i ngjan veprimit të beni israilëve (bijve të Israilit), të cilët Allahu i mallkoi në fjalën e Tij: لُعِنَ الَّذِينَ كَفَرُوا مِن بَنِي إِسْرَائِيلَ عَلَىٰ لِسَانِ دَاوُودَ وَعِيسَى ابْنِ مَرْيَمَ ۚ ذَٰلِكَ بِمَا عَصَوا وَّكَانُوا يَعْتَدُونَ (78) كَانُوا لَا يَتَنَاهَوْنَ عَن مُّنكَرٍ فَعَلُوهُ ۚ لَبِئْسَ مَا كَانُوا يَفْعَلُونَ

“Ata që mohuan të vërtetën nga beni israilët, u mallkuan prej gjuhës së Davudit dhe të Isait, të birit të Merjemes. Kjo për shkak se ata kundërshtuan dhe e tepruan. Nuk e ndalonin njëri-tjetrin nga e keqja që punonin. E, a jo që bënin ishte e shëmtuar” (Maide 78–79).

Shejh Ibën Bazi, Allahu e mëshiroftë!
(Mexh’mu’ul-Fetawa 5/74-75)
Përktheu: Besim Gjelaj

Artikuj të lidhur

Back to top button