Shënjestra e bidatçijve…

بِسْمِ اللهِ الرَّحْمٰنِ الرَّحِيْمِ

Shënjestra e bidatçijve janë masa e thjeshtë (avami)!

Pyetja:

Cili është mendimi juaj për atë që nuk ia sugjeron refuzimet të tjerëve dhe kur është pyetur për këtë ka thënë: Ai i cili me ka pyet për refuzimet, ishte nga masa e thjeshtë, nuk di të lexon Kur’an, cili është komenti juaj për këtë, Allahu ju begatoftë?

Përgjigja:

Nëse është nga masa e thjeshtë, atij i mësohet akideja, si dhe paralajmërohet nga bidatçijtë, sepse masa e thjeshtë tanimë, shumica e tyre janë rekrutuar si ushtarë të bidatçijve, andaj doemos duhet paralajmëruar prej tyre!

Thuaj atij: Filani ka bidate kështu e kështu. Dëgjimi i tij të dëmton ty. Mos i lexo shkrimet apo librat e tij dhe mos i dëgjo kasetat e tij. Dhe kështu paralajmërohet nga fjalët e tij! Ai që i takon masës se thjeshtë ka nevojë që dikush ta paralajmërojë dhe ta përkujtojë me rregullin: “Vërtetë, kjo dituri është fe, andaj shikoni nga kush e mësoni fenë tuaj!”.

Tanimë, masa e thjeshtë janë shënjestër e bidatçijve. Bidatçiu të thotë ty: Mos i lejoni ata (masën e thjeshtë) që të lexojnë në librat e refuzimeve, assesi! Kurse, kjo i ekspozon ata në humbje!

Shejh Rebi’ elMed’halij, Allahu e ruajttë!
(Mexh’mu’ 14/273)
Përktheu: Besim Gjelaj

Artikuj të lidhur

Back to top button