Qetësinë e gjen vetëm tek Allahu!

Ibnul-Xheuzi, Allahu e mëshiroftë, ka thënë:

“E pashë veten time që gjente qetësi me disa njerëz që i quajmë miq. Më pas, i vëzhgova me përvojë dhe i shqyrtova, dhe pashë se shumica prej tyre janë:

Ziliqarë ndaj begative.

Armiq që nuk e mbulojnë gabimin.

Nuk ia njohin të drejtën shokut të tyre.

Dhe nuk e ndihmojnë mikun nga pasuria e tyre!

Pastaj e mendova çështjen dhe kuptova se Allahu i Lartësuar xhelozon për zemrën e besimtarit që ajo të mos lidhet me diçka tjetër përveç Tij.

Prandaj ia bën të turbullt dynjanë dhe njerëzit e saj, që prehja e tij të jetë vetëm tek Ai.

Prandaj, duhet që të gjithë njerëzit t’i konsiderosh vetëm si të njohur (jo të afërt), dhe të mos ia zbulosh sekretin askujt prej tyre.

Sillu me ta sipas asaj që duket nga jashtë dhe mos u përziej me ta veçse kur është e domosdoshme, duke u ruajtur për çdo çast.

Pastaj largohu prej tyre dhe kthehu tek punët e tua, duke u mbështetur tek Krijuesi yt; sepse askush përveç Tij nuk sjell të mira dhe askush përveç Tij nuk e largon të keqen.”

(Sajdul-Hatir, f.448-449)

Përktheu: Besim Gjelaj

Artikuj të lidhur

Back to top button