Pse nuk lejohet shoqërimi me bidatçi dhe dëgjimi i tyre?
Shejh Muhamed ibën Salih elUthejmin, Allahu e mëshiroftë, ka thënë:
Te një bidatçi që e ka gjuhën e zhdërvjelltë dhe ka oratori (magjike) në shpejgim, nuk lejohet të prezentojmë tek ai, sepse ai është bidatçi. Përse nuk lejohet?
E para: Sepse kemi frikë nga sherri i tij. Pejgamberi., salAllahu alejhi ue selem, ka thënë:
“Vërtetë një pjesë e oratorisë është magji” (Buhari).
Mund t’i bëj magji mëndjeve tona saqë bijmë në pajtim me bidatin e tij!
E dyta: Kjo bëhet shkak për promovimin e tij dhe shkak të shtohen njerëzit për rreth tij. E kur tek ai prezenton filani dhe fisteku nga njerëzit me famë, kjo ndikon që të ngritet pozita e tij. Mashtrohen njerëzit dhe vet ai mashtrohet!
E treta: Paragjykohet për këtë person që prezenton tek ky bidatçi. Ndoshta kjo nuk vërehet deri vonë, mirëpo njerëzit kur të shohin duke shkuar tek ai, do të të akuzojnë edhe nëse nuk e vëren këtë deri vonë. Për këtë është obligim që kërkuesi i dijës të largohet nga shoqërimi me bidatçi!
(Sher’hul-Hiljeh f.314)
Përktheu: Besim Gjelaj