Përmendja e shpeshtë e Allahut të Lartësuar është siguri prej dyfytyrësisë (nifakut)


🔹️ Ibnul-Kajjimi, Allahu e mëshiroftë ka thënë:

Me të vërtetë, përmendja e shpeshtë e Allahut të Plotfuqishëm është siguri prej dyfytyrësisë, sepse dyfytyrëshit e përmendin shumë pak Allahun e Plotfuqishëm. Allahu i Plotfuqishëm për dyfytyrëshit thotë:

وَلَا يَذْكُرُونَ اللَّه إِلَّا قَلِيلً “
…dhe fare pak e përmendin Allahun” (Nisa 142).

Ka’bi radijAllahu anhu ka thënë: “Kush e përmend shpesh Allahun e Plotfuqishëm veçse është i pastër prej dyfytyrësisë”.

Për këtë arsye –Allahu e di më së miri- Allahu i Lartësuar e ka përmbyllur suren el Munafikunë me fjalën e Tij:

يَا أَيُّهَا الَّذِينَ آمَنُوا لَا تُلْهِكُمْ أَمْوَالُكُمْ وَلَا أَوْلَادُكُمْ عَن ذِكْرِ اللَّهِ ۚ وَمَن يَفْعَلْ ذَٰلِكَ فَأُولَٰئِكَ هُمُ الْخَاسِرُونَ
“O ju që besuat, as pasuria juaj e as fëmijët tuaj të mos u shmangin prej adhurimit të Allahut, e kush bën ashtu të tillët janë mu ata të humburit” (Munafikunë 9).

Në këtë ajet, ka paralajmërim nga sprova (fitneja) e dyfytyrëshve të cilët ishin të pa vëmendshëm ndaj përmendjes së Allahut të Plotfuqishëm, andaj edhe ranë në dyfytyrësi.

Është pyetur dikush prej sahabëve (radijAllahu anhum) në lidhje me Hauarixhët: A janë dyfytyrësha ata? Ka thënë: Jo, pasi dyfytyrëshit fare pak e përmendin Allahun”.

Pra përmendja e paktë e Allahut të Plotfuqishëm, është shenjë e dyfytyrëshve, kurse përmendja e shpeshtë e Tij është siguri prej dyfytyrësisë.

Allahu i Plotfuqishëm është më bujari dhe nuk e sprovon me dyfytyrësi zemrën e cila është përkujtuese, ndërsa sprova e dyfytyrësisë, kjo ndodh tek ato zemra të shkujdesura ndaj përmendjes së Allahut të Plotfuqishëm”

(elUebilus-Sajjib 1/80-81)

Përktheu: Hoxhë Besim Gjelaj

Artikuj të lidhur

Back to top button